Tim Judah
gazetar britanik From Wikipedia, the free encyclopedia
gazetar britanik From Wikipedia, the free encyclopedia
Tim Judah (i lindur më 31 mars 1962) është gazetar anglez dhe analist politik i The Economist,i cili ka shkruar disa libra, kryesisht duke u fokusuar në Serbi dhe Kosovë.Poashtu në kohën e Revolucionit Euromaidan ai filloi të raportonte nga Ukraina.
Juda vijoi mësimet në shkollën Charterhouse,duke vazhduar kështu në Shkollën e Ekonomisë në Londër. Ai gjithashtu studioi në Shkollën e Ligjit dhe Diplomacisë Fletcher në Universitetin Tufts. [1]
Juda ka raportuar nga shumë vende në mbarë botën, përfshirë El Salvadorin, Irakun, Afganistanin, Ugandën, Korenë e Veriut dhe Ukrainën.
Në 1997 Juda shkroi veprën:"The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia" (Serbët: Historia, Miti dhe Shkatërrimi i Jugosllavisë), botuar nga Yale University Press.
Në vitin 2009, Juda ishte një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Europian të Shkollës Ekonomike të Londrës. Pikërisht atje ai zhvilloi konceptin e Jugosllavisë. [2]
Kohët e fundit, Juda ka shkruar edhe artikuj në lidhje me Luftën në Donbass.
Më 1 dhjetor 2015 Allen Lane / Penguin publikoi librin e tij:" "In Wartime: Stories from Ukraine" ("Në kohë lufte: Tregime nga Ukraina"). Ajo kombinoi reportazhin, intervistat dhe historinë.
Juda është i martuar me shkrimtaren dhe botuesen Rosie Whitehouse dhe ka pesë fëmijë, njëri prej të cilëve është gazetari Ben Judah.
Juda është president i bordit të Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese dhe anëtar i bordit të Iniciativës Kosovare për Stabilitet [3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.