Thimio Kondi jurist shqiptar, ka lindur më 7 shkurt 1948 në Gjirokastër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008 ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjatë viteve 1999 – 2008 ka ushtruar funksione dhe detyra si ish-zyrtar, të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si Avokat. Thimio Kondi ishte Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave. U nda nga jeta më 26 gusht 2020. [1] [2] [3]

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.