Tharrhypa ose Tarripa [1] ( greqisht : Θαρύπας, 430 - 392 pes ) ishte një mbret i molosëve dhe paraardhës i Aleksandrit të Madh.

Biografia

Tharrhypa përmendet nga Tukididi [2] si i mitur në vitin 429 para Krishtit.

Ai ishte babai i Alketas I, dhe thuhet se ishte i pari që prezantoi tiparet kulturore të kohës (domethënë atikase) midis molosëve. [3]

Tharrypa u dërgua për tu shkolluar, arsimuar dhe edukuar si dhe për të fituar kulturë të gjerë të kohës (helene) në Athinë në moshë të njomë 7 vjeçare. Burimet helene tregojnë se ai u shpall edhe qytetar nderi i Athinës. Tharrypa ka meritën se futi elementet e qytetërimit kulturor të asaj kohe në Molosi dhe Epir duke përfshirë edhe teatrot, shkollat (arsimin) dhe administratën me ligje e parime filantropike. Sipas Thukididit, Tharrypa ishte ai i cili e ftoi Euripidin në kryeqytetin e tij Pasaron. [4]

Shih edhe

Referime

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.