përdorimi i teknologjisë në arsim për përmirësimin e të mësuarit dhe mësimdhënies; nuk kufizohet vetëm në teknologjinë e lartë From Wikipedia, the free encyclopedia
Teknologjia arsimore apo edukative është përdorimi efektiv i mjeteve teknologjike për të mësuar.[1] Si një koncept, ajo ka të bëjë me një grup mjetesh, siç është media, makineritë dhe harduerë të rrjetit, si dhe duke konsideruar perspektivat teorike themelore për zbatimin efektiv të tyre.[2][3]
Teknologjia arsimore nuk është e kufizuar vetëm në teknologjinë e lartë.[4] Megjithatë, teknologjia arsimore elektronike, e quajtur edhe e-learning, është bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë së sotme, që përfshin një koleksion të gjerë të qasjeve të digjitalizimit, komponentëve dhe metodave të ofrimit.[5]
Richey e përkufizoi teknologjinë arsimore si "studimi dhe praktika etike e lehtësimit të të mësuarit dhe përmirësimin e performancës duke krijuar, duke përdorur dhe menaxhuar procese të duhura teknologjike dhe burime".[2] Shoqata për Komunikim dhe Teknologji Arsimore (en:Association for Educational Communications and Technology) teknologjinë mësimore e përcakton si "teoria dhe praktika e projektimit, zhvillimit, shfrytëzimit, menaxhimit, dhe vlerësimit të proceseve dhe burimit për të mësuar."[3][6][7]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.