Steven Gerrard

futbollist anglez From Wikipedia, the free encyclopedia

Steven Gerrard

Steven George Gerrard MBE (lindur më 30 Maj 1980) është një futbollist i cili luan me klubin amerikan LA Galaxy. Ai e ka luajtur shumicën e karrierës së tij si mesfushor qëndror, por gjithashtu është përdorur si sulmues i dytë, mesfushor mbrojtës, mesfushor sulmues, mbrojtës i djathtë dhe anësor i djathtë.[2][3][4][5]

Fakte të shpejta Të dhënat vetjake, Emri i plotë ...
Steven Gerrard MBE
Thumb
Gerrard duke luajtur me Liverpoolin në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëSteven George Gerrard
Datëlindja30 maj 1980 (44 vjeç)
VendlindjaWhiston, Merseyside, Angli
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri8
Karriera me të rinjtë
1987–1998Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2015Liverpool504(120)
2015–2016LA Galaxy34(5)
Karriera ndërkombëtare
1999–2000Anglia U214(1)
2000–2014Anglia114(21)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase
Mbylle

Gerrard e ka shenzuar të gjithë karrierënAnfield, duke bërë debutimin e tij në vitin 1998, dhe duke fituar vendin e titullarit në vitin 2000, gjithashtu duke pasuar finlandezin Sami Hyypiä si kapiteni i skuadrës në vitin 2003. Trofetë e tij përfshijnë dy FA Cup, tre Football League Cup, një UEFA Champions League, një UEFA Cup dhe dy UEFA Super Kupa.

Gerrard bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Anglinë në vitin 2000, dhe ka përfaqsuar vendin e tij në edicionet e viteve 2000, 2004 dhe 2012Kampionatit Europian të Futbollit dhe sigurisht në edicionet e viteve 2006, 2010 dhe 2014Kupës së Botës – madje duke qënë kapiteni i skuadrës në dy turnamentet e fundit.[6] Ai u vendos si kapiteni i Anglisë pak para fillimit të UEFA Euro 2012,[7] ku ai ishte edhe në UEFA Skuadrën e Turnamentit.[8] Gerrard u bë lojtari i gjashtë që arrin shifrën e 100 ndeshjeve me Anglinë,[9] dhe është aktualisht lojtari i tretë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtaren angleze. Ai u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në korrik 2014, duke e mbyllur me 114 ndeshje.

I konsideruar si një nga mesfushorët anglez më të mirë të gjeneratës së tij,[10][11][12][13] Gerrard renditet i dyti mbas Kenny Dalglish në "100 Players Who Shook The Kop", një sondazh votimi i kryer nga tifozët e Liverpool në vitin 2008, dhe i pari në një tjetër votim i kryer në vitin 2013.[14][15] Zinedine Zidane në vitin 2009 ka thënë se e konsideron Gerrardin si një nga futbollistët më të mirë në botë.[16] Në vitin 2005, Gerrard u nderua si UEFA Futbollisti i Vitit dhe fitoi Çmimin e bronztë të Ballon d'Or. Ai ka qënë i emëruar në PFA Skuadrën e Vitit plot tetë herë, një rekord, gjithashtu edhe tre herë në UEFA Skuadrën e Vitit dhe FIFA World XI. Ai gjithashtu është emëruar PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve në vitin 2007 dhe FWA Futbollisti i Vitit në vitin 2009. Ai është, deri tani, lojtari i vetëm që ka shënuar në finalen e FA Cup, a League Cup, UEFA Cup dhe Champions League.[17]

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.