Stelvio Mestroviç është një intelektual poliedrik : shkrimtar, dashnor muzikë, poet e kritik letrar.[1] Ka lindur në Zarë te ish-Jugosllavisë, sot Republika e Kroacisë, më 20 qershor të vitit 1948. Jeton në Lucca (Itali).
Stelvio Mestrovich | |
---|---|
U lind më | 20 qershor 1948 Zarë, Kroaci |
Kombësia | Italian |
Gjinitë letrare | Prozë dhe Poezi |
Vepra e Mestroviçit është përkthyer në gjuhë të ndryshme. Ky shkrimtar është përfshirë në antologji italiane, gjermane, austriake, spanjolle, bullgare... etj. Romani i tij i parë “Suor Franziska” (1992) është fitues i çmimit të rëndësishëm “Viareggio/Farabolina”.
Shumë nga lirikat e tij, të përkthyera në gjermanisht, janë përmbledhur për shumë vite në revistën vjeneze “LOG”, patronazh i UNESCO-s.
Për këtë personalitet kanë shkruar “La Stampa", "La Repubblica", "Il Tirreno", "La Nazione", "Die Wiener Zeitung", "L' Arena", " Il Basso Adige" e organe të tjera italiane e të huaja.
Stelvio Mestroviç është përfshirë në “DizioNoir”, botuar nga Delos Books, shkruar nga Mauro Smocovich e Carlo Lucarelli.
Mestroviç është kryesori nga kritikët që kanë lançuar në botën letrare italiane e ndërkombëtare shkrimtarin shqiptar Shpendi Sollaku.
Poezi të Mestroviçit janë përkthyer edhe në gjuhën e një vendi si Shqipëria, vend që ai do dhe respekton në mënyrë të veçantë.
Wikiwand in your browser!
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.