From Wikipedia, the free encyclopedia
Skënder Drini (Voskopojë, 9 gusht 1935 - Tiranë, 16 dhjetor 2014) ka qenë shkrimtar, diplomat dhe shahist shqiptar.
U lind në Voskopojë më 9 gusht 1935, i biri i Riza Drinit. I ati kishte lindur në Strugë dhe kishte përkrahur Lëvizjen e Qershorit, arsye për të cilën u largua në dhjetor të 1924 dhe më pas në sajë të një amnistie u kthye më 15 nëntor 1930. Pas pushtimit italian, i ati u emërua prefekt i Shkodrës në periudhën maj-gusht 1943.[1]
Mësoi në Shkodër dhe studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel edhe në Shkodër përgjatë viteve 1954-82.
Ka shkruar për fëmijët, të rriturit, por nuk ka lënë pas as esetë politike për Kosovën edhe Maqedoninë. Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve ’70-80 të shekullit të kaluar, bënë që Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese. Pas viteve ’90, ai do të shërbente si diplomat, në Turqi në vitet 1992-1997. Më pas, kthehet në Shkodër, ku punon si drejtor i televizionit “Shkodra TV1”, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në shtypin e këtyre viteve. Për kontributin e tij në kulturë ai është laureat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë. U nda nga jeta në Tiranë më 16 dhjetor 2014.
Ne shkurt të 2018 u zhvillua në Shkodër "Kupa Skender Drini" ne shah për nder të tij.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.