From Wikipedia, the free encyclopedia
Shrek the Third është një film i animuar amerikan, që për herë të parë u shfaq më 18 maj 2007.[1][2] Është vazhdimi i Shrek dhe Shrek 2, i animuar nga DreamWorks Animation, shpërndarë nga Paramount Pictures, me regji të Chris Miller dhe Raman Hui.[3] Filmi fitoi rreth 322 milionë dollarë në shkallë kombëtare dhe rreth 799 milionë dollarë ndërkombëtarisht.[4]
Shrek the Third | |
---|---|
Regjia nga | Chris Miller Raman Hui |
Shkruar nga | Jeffrey Price Peter S. Seaman Chris Miller Aron Warner |
Prodhuesi | Aron Warner Denise Nolan Cascino |
Luajnë | Mike Myers Cameron Diaz Eddie Murphy Antonio Banderas Julie Andrews John Cleese Larry King Rupert Everett Justin Timberlake Regis Philbin Eric Idle |
Kinematografia | nuk dihet |
Montazhi | Joyce Arrastia Michael Andrews |
Muzika | Harry Gregson-Williams |
Kompanitë prodhuese | DreamWorks Animation Pacific Data Images |
Shpërndarë nga | Paramount Pictures |
Data e publikimit | 18 maj 2007 29 qershor 2007 |
Kohëzgjatja | 93 minuta |
Shteti | SHBA |
Gjuha | Anglisht |
Kur mbreti Harold vdes, i mbetet Shrekut që të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i Shumë, Shumë, Largut, nëse nuk gjendet ndonjë pasardhës tjetër i përshtatshëm për fronin. Kandidati më i përshtatshëm është kushëriri i princeshës Fiona, Arti, një adoleshent përtac që frekuenton një gjimnaz mesjetar. Shrek, së bashku me miqtë e tij besnik, Gomarin dhe Maçokun me çizme, nisen në udhëtim për ta sjellë Artin në kështjellë, por gjatë rrugës zbulojnë se për ta realizuar këtë është më e vështirë nga sa e mendonin.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.