From Wikipedia, the free encyclopedia
Shpezëtaria (Shpendaria) është një degë e blegtorisë (zooteknikës) e cila merret me procesin e rritjes së zogjve të tillë si: pulat, rosat, gjeldeti dhe patat me qëllim të prodhimit të mishit apo vezëve për ushqim. Shpendët të cilat mbarështohen më së shumti janë pulat me numrin më të madh. Më shumë se 50 miliardë pula rriten çdo vit e që paraqesin një burim ushqimi, si për mishin ashtu edhe për vezët e tyre. Pulat e mbarështuara për vezë zakonisht quhen vojse ndërsa pulat të cilat mbarështohen për mish shpesh quhen broilerë. Në SHBA, organizata kombëtare që mbikëqyr prodhimin e shpezëve është Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA). Në Mbretërinë e Bashkuar, organizata kombëtare është Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale (Defra). [1] [2] [3] [4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.