futbollist gjerman From Wikipedia, the free encyclopedia
Sami Khedira (Gjermanisht: [ˈsaːmiː xeˈdiːʁaː]; lindur më 4 prill 1987) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mesfushor për klubin italian Juventus dhe kombëtaren gjermane.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Sami Khedira | ||
Datëlindja | 4 prill 1987 | ||
Vendlindja | Stuttgart, Gjermania Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Juventus | ||
Numri | 6 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
–1995 | TV Oeffingen | ||
1995–2004 | VfB Stuttgart | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | VfB Stuttgart II | 21 | (1) |
2006–2010 | VfB Stuttgart | 98 | (14) |
2010–2015 | Real Madrid | 102 | (6) |
2015– | Juventus | 86 | (21) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2003–2004 | Gjermania U17 | 10 | (2) |
2007–2009 | Gjermania U21 | 15 | (5) |
2009– | Gjermania | 77 | (7) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 15 shkurt 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16:19, 27 qershor 2018 (UTC) |
Khedira lëvizi te Real Madridi në vitin 2010 nga VfB Stuttgart. Ai konsiderohet si një mesfushor dinamik me "aftësi të përsosura ajrore", i cili mund të mbulojë hapësira të mëdha, rifitojë topin dhe shpejtë t'i bashkohet ekipit në sulm me fuqinë e tij mesatare të goditëse.[1]
Para se të bashkohet me ekipin e të rinjëve të VfB Stuttgart në 1995, ai ka luajtur në TV Oeffingen. Në muajin e parë të sezonit 2006–07, ai u thirr në ekipin kryesor të VfB Stuttgart që konkuron në Bundesliga, nga menaxheri i ekipit Armin Veh. Debutimi i i tij ishte më 1 tetor 2006 kundër Hertha BSC. Ai shënoj dy golat e tij të parë më 29 tetor, në ndeshjen kundër Schalke 04. Më 29 janar 2007 ai nënshkroj kontratë me ekipin profesionist të VfB Stuttgart, e vlefshme deri më qershor 2009 [2].
Më 9 korrik 20008 ai e vazhdoj kontratën deri në verën e vitit 2011 [3].
Më 30 korrik 2010 Khedira u transferua te Real Madrid për një shumë të pacaktuar.[4][5]
Khedira veshi fanellën me numër 24, ndërsa nga sezoni 2011–2012 i La Liga-s ai e ndëroj, dhe mban numrin 6. Khedira bëri debutimin e tij për Real Madrid më 13 gusht 2010 në ndeshjen miqësore kundër FC Bayern Munich, të cilën Real Madrid e fitoj 4–2 në penallti. Kjo rezultoj në fitimin e Franz-Beckenbauer-Cup nga Real Madrid-i. Debutimi në ligë ishte në 29 gusht, në barazimin 0–0 kundër Mallorca [6]. Më 20 prill 2011, ai fitoj titullin e parë me Real Madrid: 2011 Copa del Rey Final, Copa del Rey Spanjolle, kundër ekipit të FC Barcelona-s. Më 3 gusht 2011, Ai shënoj golin e tij të parë për Real Madrid gjatë pergatitjes parasezonale kindër Guangzhou Evergrande. Ai shënoj glin e tij të parë në garat konkuruese për Real Madrid në Champions League, më 18 tetor 2011 kundër Olympique Lyonnais. Ai gjithashtu shënoj golin e tij të parë në Copa del Rey kundër Málaga CF në fitoren 3–2 në shtëpi, ku Real Madrid në fillim ishte në disavantazhin e dy golave. Khedira Gjithashtu ka shënuar golin e parë zyrtar në ligë kundër RCD Español në fitoren e thellë 5–0 të të "bardhëve".
Më 21 prill 2012, Khedira shënoj golin e dytë në ligë, në El Clásicon kundër rivalit FC Barcelona. Goli ishte i 108 në ligë për Real Madrid në këtë sezon, duke thyer rekordin e mëparshëm të La Liga me 107 gola, gjithashtu i vendosur nga Real Madrid në sezonin 1989–90 [7].
Më 9 qershor 2015, klubi italian Juventus lajmëroi se Khedira kishte firmosur një kontratë katër-vjeçare si transferim i lirë.[8]
Më 1 gusht, ai u nxorr me barrelë pas vetëm 25 minutash të ndeshjes miqësore para-sezonale kundër Marseille me një dëmtim mbrapa gjurit; ky dëmtim bëri që ai të humbiste ndeshjen për trofeun Supercoppa Italiana kundër Lazios.[9] Dy ditë më pas, Juventus konfirmoi se Khedira kishte tërhequr muskulin e kofshës së djathtë, dhe se koha e rikuperimit do të ishte përafërsisht dy muaj.[10] Ai u rikthye në aksion se debutoi zyrtarisht më 30 shtator në një ndeshje të luajtur si titullar kundër Seviljes që u fitua 2–0; ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[11][12] Më 4 tetor, Khedira bëri debutimin e tij në Serie A në një ndeshje ndaj Bolonjës, duke shënuar gol në minutën e 63të, çka ndihmoi Juventusin të fitonte 3–1 në shtëpi.[13]
Më 20 mars 2016, Khedira shënoi golin e katërt në kampionat në fitoren 4–1 ndaj Torinos në Derby della Mole, por gjithashtu mori edhe një karton të kuq direkt.[14]
Më 20 gusht 2016, Khedira hapi sezonin 2016–17 të Serie A me një gol në fitoren 2–1 ndaj Fiorentinës.[15][16] Një javë më pas, Khedira shënoi golin e vetëm të takimit ndaj Lazios në Stadio Olimpico.[17]
Më 22 tetor 2017, Khedira shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 6–2 si vizitor ndaj Udineses.[18][19]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.