Salima Ikram

From Wikipedia, the free encyclopedia

Salima Ikram

Salima Ikram (lindur më 1965) është një profesoresh e Egjyptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, një pjesëmarrëse në shumë projekte të arkeologjisë egjiptiane, autore e disa librave mbi arkeologjinë egjiptiane, një kontribuese në revista të ndryshme dhe një mysafire e shpeshtë në programe televizive.

Fakte të shpejta Lindi, Kombësia ...
Salima Ikram
Thumb
Salima Ikram - 2015
Lindi1965 (age 5960)
KombësiaPakistaneze
ShkollimiBryn Mawr College, Pennsylvania
Universiteti i Kembrixhit,UK
Karriera shkencore
FushatEgjyptologjia
InstitucionetUniversiteti Amerikan në Kajro
Faqja në rrjetwww.salimaikram.com
Mbylle

Jeta e hershme

Ikram ka lindur në Lahore, Pakistan në vitin 1965. Një vizitë në Egjipt, kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare nxiti interesin e saj për Egjyptologji.[1]

Arsimimi

Ikram studioi Egjyptologji dhe Arkeologji në Bryn Mawr College në Pensilvani, SHBA, duke fituar një A. B. në Arkeologji dhe Historinë Klasike dhe të Lindjes së Afërt.[2] Ajo Vazhdoi studimet e saj në Universitetin e Kembrixhit, ku mori gradën M. Phil. dhe Ph. D. në Egjyptologji dhe në Studime Muzeale. Duke punuar për atë gradë Ph. D. ajo u aftësua edhe në fushën e analizës së faunës.

Karriera

Ikram jeton në Kajro dhe është profesoreshë e Egjyptologjisë dhe Arkeologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro, ku ajo tani është Profesoreshë ordinare e Egjyptologjisë. Ajo është edhe korrespondent për Kmt, një gazetë në fushën e Egjyptologjisë, dhe një kontribuese e shpeshtë në Egjipti Sot. Ajo është bashkë-drejtoreshë e Projektit  Animal Mummy në Muzeun Egjiptian.[3] Që nga viti 2001, Ikram së bashku, me Corinna Rossi, ka drejtuar North Kharga Oasis Survey (NKOS).[4][5]

Kontributet e saj televizive përfshijnë Sekretet e Lashta Nëntokësore: Mumiet e Kashëve në Sci Channel, Kodi i Da Vinçit: i Dekoduar në Channel 4 Britani të Madhe, Varri i Kalorësve: Grabitja e të Vdekurve dhe Mbreti i Vërtetë Akrep të dy në History Channel dhe disa seri dhe speciale për Discovery Channel, History Channel, National Geographic Channel, BBC, Channel 4 Mbretëria e Bashkuar, Canal+ dhe shumë të tjera. Ajo ka shërbyer edhe si këshilltar në Universal Pictures për filmin hit Mummy.

Mirënjohje

  • Excellence in Research Award by The American University in Cairo (2007)

Veprat e botuara

  • Chapters in Nicholson & Shaw, Ancient Egyptian Materials and Technology (Cambridge: CUP)
  • Choice Cuts: Meat Production in Ancient Egypt (Leuven: Peeters, 1995)
  • Death and Burial in Ancient Egypt (Longman, 2003)
  • Divine Creatures: Animal Mummies In Ancient Egypt (American University in Cairo Press, 2005)
  • Encyclopedia of Ancient Egypt (New York: OUP)
  • Mummy in Ancient Egypt: Equipping the Dead for Eternity (New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 1998) (with Aidan Dodson)
  • Non Human Mummies Catalog (American University in Cairo Press, 2003)
  • Pyramids (Cairo: Zeitouna)
  • Royal Mummies in the Egyptian Museum (Cairo: Zeitouna/American University in Cairo Press, 1997) (with Aidan Dodson)
  • The Tomb in Ancient Egypt (London & New York: Thames & Hudson/Cairo: AUC Press, 2008) (with Aidan Dodson)

Vepra për lexuesit e rinj

  • Egyptology (Amideast, 1997)
  • In Ancient Egypt: Gods and Temples (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • In Ancient Egypt: Mummies and Tombs (Los Altos, CA: Hoopoe Books Ltd., 1998)
  • Pharaohs (Amideast, 1997)
  • Land and People (Amideast, 1997)

Shënime

Lidhje të jashtme

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.