politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Sali Nivica (Rexhin, 15 maj 1890 - Shkodër, 10 janar 1920) ka qenë publicist shqiptar, i dekoruar pas vdekjes Nderi i Kombit.
Sali Asllani (Nivica) | |
---|---|
Anëtar i Komisisë Letrare | |
Në detyrë 6 shkurt 1918 – 10 janar 1920 | |
Anëtar i Kryesisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës | |
Në detyrë 7 nëntor 1918 – 10 janar 1920 | |
Kryeredaktor i Gazetës Populli | |
Në detyrë 18 janar 1919 – 10 janar 1920 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 15 maj 1890 Rexhin, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 10 janar 1920 Shkodër Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Gazetar, Politikan, Publiçist |
U lind në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, i biri i Asllan Xhebrajt, djalë dëshiri i shtëpisë me dy motra. I ati e çoi me shkollë në Vlorë,[1] më pas më 1904 në Idadijen e Manastiri ku i dha mësim Bajo Topulli. Më pas shkoi në gjimnazin Zosimea të Janinës (1907-1909) dhe u caktua me punë mësuesie në Durrës. Gjatë kësaj kohe u përfshi me lëvizjen kombëtare shqiptare. Gjatë 1911-12 u përfshi me lëvizjet kryengritëse në Shqipërinë e Jugut, arsye për të cilën u arrestua dhe u burgos në Stamboll. U lirua me ndërhyrjen e Ismail Qemalit dhe ia doli të vendosej mësues shqipeje tek Robert College.[2]
U kthye në Shqipëri pas pavarësisë dhe së bashku me Mustafa Hilmi Leskovikun themeloi më 1914 gazetën Populli që botohej në Vlorë dhe më pas kaloi në Shkodër. Gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez qe pjesë e Komisisë Letrare Shqipe dhe po në këtë qytet e gjeti fundi i Luftës së Parë Botërore.[2]
U bë po ashtu anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës", dhe e përkohshmja që botonte dhe drejtonte u bë organ shtypi i komitetit duke i dhënë zë bashkimit etnik shqiptar, çështjes kombëtare dhe lirimit të Kosovës nga serbët.[2]
U vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, i dyshuar si agjent i italianëve,[2] por sipas deklaratës së tij para se të pushkatohej Nivica i kishte rënë në qafë.[3] Pas dy të shtënave, Nivica ia ktheu duke hapur zjarr, por Ashiku arriti të futej te konsullata italiane; Nivica ndërroi jetë në spitalin e qytetit.[2]
Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.
Në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hak për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Ata i organizojnë një atentat Ashikut me pasojë plagosjen e tij, pikërisht aty ku ai vrau Saliun.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.