Radio Shkupi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Radio Shkupi (shërbimi i tretë programor, programi në gjuhën shqipe) është radio publike në Republikën e Maqedonisë e cila gjatë 24 orëve transmeton 17 orë program në gjuhën shqipe, 5 orë në gjuhën turke dhe nga 30 minuta program në gjuhën rome, vllehe, boshnjake dhe serbe.
Radio Shkupi transmeton në frekuencat:
Gjatë gjithë viteve të funksionimit Radio Shkupi ka arritur të përmbushë misinon e vet si zë i nevojës së popullatës shqiptare në Maqedoni. Në të kanë parakaluar një numër i madh itelektualësh të cilët e zhvilluan dhe e ngritën këtë medium. Ndoshta gjatë një periudhe radio Shkupi ishte zëri i vetëm medial në gjuhën shqipe që depërtonte në çdo cep të Maqedonisë, si dhe jashtë saj. Në vijim do të lexoni se si rrodhi zhvillimi i këtij mediumi.
Më 28 janar të 1945 zëri i Vllado Malevskit u dëgjua në etër me frazën e njohur “Ju flet Radio Shkupi”. Deri më 4 maj 1948 radio Shkupi funksiononte me ndërprejte në emetim të programit, më pas në radio u angazhuan Paraskieva Maleska dhe Nermine Keti të cilat për çdo ditë e begatonin programin në gjuhën shqipe me informacione nga vendi e bota. Në vitin 1952 për herë të parë filloj të emetohet emisioni për fëmijë, kurse një dekadë më vonë edhe emisioni që u kushtohej femrave e që përgaditej nga Besa Grazhdani dhe gazetarë të tjerë.
Në vitet e ’60 programi në gjuhën shqipe kishte edhe redaktorin e parë, Talat Avçen, kurse në vitin 1967 u emërua edhe kryeredaktori i parë, Murteza Peza, kështu që programi fitoi një fizionomi të re meqë emisioni informativ ishte i veçantë. Në ndërkohë u formuan edhe redaksi të tjera si ajo e kulturës, arsimit, ekonomisë, transmeohej emisioni për fshatin dhe filloi emetimi i radio-dramave një herë në javë.
Pas Talat Avçes dhe Murteza Pezës, gjatë dekadave në vijim në postin e kryeredaktorit erdhën Muamer Vishko, Xhelal Lushi ,Rrahim Ganiu, Rufki Kiki, Ferid Fejzullahu, Anton Sereqi, Mahi Nesimi, Haki Mustafa, Besnik Mehmeti dhe Reshat Kamberi.
Në vitet e ’80 në radio Shkup punohej në përpilimin e skemës së re ku do të dilnin në pah shprehjet e shumëllojshme të gazetarisë. Filluan emisionet kontaktive, emisionet informative ditore dhe ato javore. Në këtë periudhë gjithashtu u ndërmorrën disa hapa për pasurimin e fonotekës ku inçizoheshin shumë aktivitete të shoqërive kulturoro-artistike të asaj kohe si dhe huazim i emisioneve muzikore nga radio-televizioni i atëhershëm i Prishtinës. Gjatë komunizmit, Radio Shkupi, si dhe shumë institucione të tjera shqiptare , përjetuan fazën më të rëndë të diferencimit aq sa edhe i’u ndërrua emri duke i’u referuar vetëm toponimi në maqedonisht, Radio Skopje. Gjatë periudhës së regjimit komunist shumë të punësuar në radion tonë përjetuan momente kritike ku kishte edhe përjashtime nga puna.
Falë sistemit pluralist, pas viteve ’90, për Radio Shkupin filloi ajo që me plot gojë mund të quhet Rilindja e kësaj radioje, sepse u bë zgjerimi i programit prej 3 orësh e 15 minuta në 6 orë program ditor në gjuhën shqipe. Në këtë periudhë me angazhimin e kryeredaktorit të atëhershëm, Rahim Ganiut, u bë pranimi i gazetarëve të rinjë dhe programi në gjuhën shqipe u zgjerua edhe më shumë, nga 6 orë në 9 orë program. Kësaj periudhe i takon edhe formimi i redaksisë së muzikës si dhe orkestrinës popullore që inicoi dhe nxorri në dritë kasetën e parë me këngë popullore nga produksioni i Radio Shkupit.
Fazën e dytë të rilindjes, programi në gjuhën shqipe e përjetoi pas vitit 2001, ku ky program fitoi pavarësinë si program i plotë duke u bërë edhe pranimi i gazetarëve të rinjë dhe zgjerimi i programit në 17 orë, përfshirë programin e natës, emisionet humoristike dhe ato kontaktive si dhe transmetimet e drejtpërdrejta prej ngjarjeve kulturore si festivali “Këngë jeho”, “Sharri këndon”, “Nota fest”, “Tingujt e Penestias”, festivalit “Teuta” si dhe manifestimet tjera kryesore artistike të shqiptarëve në Maqedoni. Pa harruarr të theksohet se Radio Shkupi u bë edhe përcjellës i ngjarjeve të shumta kulturore mbarëkombëtare si festivali “Oda dibrane”, “Polifest” etj. Në këtë periudhë me rëndësi është të përmendet edhe shënimi i 60-vjetorit të Radio Shkupit që për së pari herë u shënua në datën që i takon, 28 janar, dhe gjithë kjo meritë i takon kryeredaktorit të asaj periudhe, Haki Mustafës që i gjithë materiali për shënimin e përvjetorit dhe materiali propagandues u bë në gjuhën shqipe.
Sot Radio Shkupi funksionon me 4 redaktorë eksekutiv, me 3 zv.kryeredaktor,3 redaktorë udhëheqës, me 6 gazetarë të kategorisë së parë, 15 gazetarë të kategorive të tjera dhe 9 gazetarë të tjerë të angazhuar me kontratë në vepër. Një producent, 2 asistent producent, 1 vozitës, 4 operatorë zëri dhe një administrator teknik. Vlen të përmendet se gjatë këtij 10 vjeçarit të fundit janë hapur 2 herë konkurse për pranimin e gazetarëve të rinj, në vitin 2004 dhe 2010.
Radio Shkupi tani transmeton 17 orë program në gjuhën shqipe, ku 65% e këtij programi është muzikor kurse 35% program foljor. Kjo radio në kohë të fundit emisionet i ka të hapura-kontaktive në të cilat përfshihen të gjitha sferat nga jeta e përditshme, duke filluar nga emisionet e fëmijëve, emisionet për të rritur, emisone nga kultura, ekonimia, emisionet dokumentar, reportazhe nga vetëqeversija lokale, euro-integrimeve, gjithashtu transmeton emisone nga lëmia e shëndetësisë, arsimit, emisione zbavitëse, fetare dhe sportive. Pa anashkaluar emisionet muzikore që janë ruajtur me një fanatizëm dhe origjinalitet të plotë me të gjitha arkaizmat e tyre. Poashtu Radio Shkupi transmeton edhe emisione që realizohen jashtë studios, si emisioni “Vera e Strugës” dhe “Tingujt e Carshisë”, pa u harruar emisioni “Pa kufij” që është një trekëndësh ku Radio Shkupi, Radio Tirana dhe Radio Kosova bëjnë një afrim shpirtëror mes shqiptarëve. Pritet që Radio Shkupi deri në vitin 2012 të digjitalizohet tërësisht dhe të emitohet 24 orë program në gjuhën shqipe. Ne edhe më tej vazhdojmë me punën e palodhshme që gjithmonë të jemi pranë dëgjuesve dhe qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, duke ju ofruar muzikën, informacionet dhe emisionet më cilësore që një radio mund të transmetojë. (B.A - 2011)
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.