Qeleshja

kurorë Shqipetarë From Wikipedia, the free encyclopedia

Qeleshja

Qeleshja apo qylahu është një kësulë e bardhë prej plisi ndër shqiptarët e punuar në vend në forma të ndryshme sipas krahinave.[1] Zakonisht qeleshja mbahet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare mbahet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës. Kohëve të fundit qeleshja po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit shqiptar, e jo si një kapele që zë vend në garderobën e përditshme.[2][3][4]

Thumb
Plaku me qeleshe nga Hasi i Kosovës.
Thumb
Qeleshja gjysmësferike
Thumb
Qeleshja e shtypur, e ngjashme me fesin
Skeda:A young Albanian wearing Plis(Qeleshe.jpg
Një shqiptar i ri duke mbajtur qeleshen

Për qëllime tashmë turistike prodhimi dhe shitja e saj mund të vërehet nëpër pazaret e qyteteve shqiptare, si ai i Krujës.[5]

Megjithatë autori Edward Lear me pikturat e tij për shqiptarët e shekullit XIX tregon se shqiptarët nuk mbanin vetëm plis si kësulë tradicionale, por mbanin gjithashtu edhe kësulë të kuqe.[6] Kjo lloj kësule shfaqet tek të gjithë arvanitasit.

Etimologjia

Sipas Dizdarit vjen nga turqishtja keleş "ai që vuan prej qerosllëkut", ku kel vjen nga persishtja kal (qeros);[7] ndërsa Oreli e sheh të dalur nga fjala shqipe lesh.[8] Ndërsa qylahu apo qylafin nga turqishtja külah "kësulë picigjatë ose me majë" nga persishtja koláh.[9]

Sipas Demirajt fjala plis vjen nga para-shqipja plitś(i)-, ndërsa sipas Orelit *p(i)litja, e lidhur me gjermanishten e lartë të hershme filiz, krahasuar me latinishten pellis, greqishten πῖλος pilos dhe protosllavishten *pьlstь.[10] Për Michael Driesen rindërtimi i *p(i)litja që ka bërë Oreli është i pasaktë.[11]

Historia

Mendimi i përgjithshëm është që shqiptarët e kanë trashëguar qeleshen nga ilirët.[12][13]

Kësula ilire gjysmësferike daton që në Kohën e Hekurit, e gjetur si ndër varre meshkujsh ashtu edhe femrash, kësodore mund të hamendësohet se vishej nga të dy gjinitë. Një monument nga kohërat ilire është gjetur në Zenicë të Bosnies me një kësulë gjysmësferike ilire shumë të ngjashme me plisin. Kësula iliro-shqiptare është vendosur në një kontekst më të gjerë mesdhetar, lidhur me ilustrime të gjetura nëpër gërmime arkeologjike të periudhës së vonët të Kohës së Hekurit në Italinë Veriore dhe Alpet Jugore. Aty gjithashtu janë gjetur imazhe me kësulën gjysmësferike me maje. Bartësit e kësulave të tilla janë parë me vegla bujqësore prej ku hamendësohet se bëhet fjalë për popullsi fshatare. Për më tepër, në monumente të gjetura të shekullit të 2-3 të provincës së Ilirikumit, në Bosnien e sotme, popullata mbante kësula të ngjashme. Kësula të tilla mungojnë në gjysmën lindore të Ballkanit, në basenin Panono-Karpatas si dhe në Evropën Lindore.

Galeria

Shih edhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.