Qazim Begolli

From Wikipedia, the free encyclopedia

Qazim Begolli ishte nacionalist shqiptar dhe veprimtar i lëvizjes kaçake të shekullit të 20-të.

Biografia

Qazim Begolli ishte anëtar i familjes së fuqishme dhe me ndikim Begolli nga Peja. Ata ishin sanxhak-bejlerët e parë në zonën Shkodër - Dukagjin.[1]

Qazim Begolli ka qenë aktiv gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj. Me Hasan bej Prishtinën dhe të tjerët organizoi kryengritje dhe sulme kundër forcave serbe të vendosura në Kosovë. Në shkurt të vitit 1915 mori pjesë në betejën e Zhurit afër Prizrenit.[2] Në maj të vitit 1918, Begolli ishte arrestuar dhe dënuar për “paturpësi publike”. Ai u dënua me gjashtë muaj burg. 

Ai ishte anëtar themelues i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës,[3] një komitet me qendër në Shkodër dhe i themeluar në nëntor 1918. Komiteti e çoi në nivelet më të larta lëvizjen kaçake dhe qëndresën shqiptare kundër Serbisë.

Shih edhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.