From Wikipedia, the free encyclopedia
Plani Dalton është një koncept arsimor i krijuar nga Helen Parkhurst. Ajo është frymëzuar nga fermentimi intelektual në fund të shekullit XX. Mendimtarët arsimorë si Maria Montessori dhe John Dewey ndikuan në pikëpamjet e Helen Parkhurst gjersa ajo krijoi Planin Dalton. Qëllimi i tyre ishte të arrinin një ekuilibër midis talentit të një fëmije dhe nevojave të komunitetit.
Mësuesja amerikane Helen Parkhurst zhvilloi atë që sot quhet Plani Dalton si një reformë në filozofitë ekzistuese të mësimdhënies dhe menaxhimit të klasës.
Në vitet 1920 dhe 1930, Daltonplani u përhap në të gjithë botën. Sot nuk dihet me saktësi numrin i shkollave të cilat punojnë sipas Planit Dalton, por dihet që ai është përhapur në Amerikë, Australi, Angli, Gjermani, Bashkimin Sovjetik, Indi e veçanërisht në Holandë, Kinë dhe Japoni. Daltonplani vitet e fundit përsëri ka pasur një rigjallërim të interesit ndërkombëtar për shembull, në Angli, Gjermani, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Holanda është vendi me dendësinë më të lartë të shkollave Dalton. Në vitin 2013 ishin 500 shkolla të tilla; shumica prej të cilave ishin shkolla fillore. Duke qenë diku rreth 5% të të gjitha shkollave fillore, Daltonplani është deri tani lëvizja më e madhe e reformës arsimore në Holandë. Dhe, për kundër me sistemet Montesori, Jena Planin dhe pedagogjinë e valdorfit, ai është në një rritje të vazhdueshme. E vetmja shkollë Dalton në SH.B.A., është shkolla të cilën e themeloi personalisht Helen Parkhurst në vitin 1919, dhe të cilën ajo do ta drejtonte më pas për më shumë se njëzet vjet: Shkolla Dalton në New York ëhtë një shkollë e njohur. Por sot fama e saj nuk është për shkak të origjinës së saj si një eksperiment në arsimin përparimtar: Shkolla Dalton është një nga shkollat private më të shtrenjta në New York.
Objektivat specifike të Parkhurst ishin si më poshtë: [1]
Ajo zhvilloi një plan tre-pjesësh që vazhdon të jetë themeli strukturor i një edukimi dhe arsimi sipas Daltonplanit: [1]
Studentët lëvizin ndërmjet "laboratorëve" lëndorë (klasat) dhe eksplorojnë temat me ritmin e tyre.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.