Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Paga është sasia e të hollave dhënë si kompensim i punës së dhënë që zakonisht paguhet për muaj. Përndryshe paga merret edhe si të ardhurat mujore të nëpunësve dhe të punësuarve tjerë që për bazë nuk i kanë orët e punës por paguhen sipas marrëveshjes në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Paga e personave zakonisht i nënshtrohet tatimeve shtetërore dhe në disa shtete në bazë të saj llogariten edhe parapagime të ndryshme si për shembull sigurimi shëndetësor, sigurimi i papunësisë, sigurimi personal etj.
Me Paga në administratën tatimore nënkuptohet kompensimin financiar dhe lloje te tjera të kompensimit, përfshirë mallrat, favoret, shërbimet, apo shkëmbimet ne natyrë, të paguara në lidhje me punësimin në një shtet. [1]
Për llogaritjen sa më të saktë të tatimit shtetërorë të pagave bëhet "pasqyra e pagës e cila njihet edhe si pasqyra humbje fitim".[2]
Paga bruto është shuma totale e parave që një punëdhënës i paguan një punëmarrësi për një periudhë të caktuar, zakonisht një muaj. Ajo përfaqëson të gjithë shumën e fituar para se të zbriten ndonjë lloj takse apo kontributi.
Paga neto është shuma që një punëmarrës merr në dorë pas zbritjes së të gjitha taksave dhe kontributeve të detyrueshme nga paga bruto. Kjo është shuma që aktualisht mund të shpenzojë punëmarrësi.
Për shembull: 100000 lekë bruto është 79700 lekë neto [3]
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.