From Wikipedia, the free encyclopedia
Osman Resul Taka (1848-1887) ka qenë një kryengritës i rilindjes kombëtare si edhe një valltar shumë i mirë. Me emrin e tij është lidhur edhe Vallja e Osman Takës.
Ende mungojnë të dhënat për fillimet e jetës së tij. Ai lindi në Konispol, në një nga familjet më të fuqishme e të pasura të qytetit, e cila njihet edhe për Alush Takën, një tjetër patriot. Në 1848 Osmani filloi një revoltë të armatosur kundër Perandorisë Otomane dhe u bë protagonist i saj. Kur u themelua Lidhja e Prizrenit, ai u emërua kryetari i degës së saj në Prevezë.[1][2]
Në të njëjtën kohë ai ishte një valltar i mirënjohur. Pasi forcat osmane shtypën Lidhjen e Prevezës, ata arrestuan më 1886 Osman Takën i cili u akuzua për tradhëti. E burgosën në Janinë dhe e dënuan me vdekje. Kur iu dha dëshira e fundit, ai kërkoi të vallëzonte. Tradita popullore thotë që vallja qe kaq e bukur, saqë xhandarët Shqiptare nuk e ekzekutuan. Por pas disa ditësh ( mbasi dyshohet per nje perpjekje te re kunder Oamaneve) e kapën përsëri dhe e vranë, në Konispol.[2][1]
Vallja kërcehet nga djem që vendosen në trajtë shkalle. Ecja dhe ngeja që i japin hijeshi lëvizjeve e bëjne këtë valle tepër burrërore dhe elegante njëkohësisht.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.