fshat në Shqipëri, në Qarkun e Kukësit From Wikipedia, the free encyclopedia
Nimça është një fshat në njësinë administrative Topojan në rrethin e Kukësit të Shqipërisë.[1]
Nimça |
---|
Nimça, është një fshat i thellë malor në rrethin e Kukësit, i vendosur në pjesën lindore të malit të Gjalicës.
Ky fshat thuajse i panjohur në Shqipërinë e ditëve të sotme, ka bërë emër gjatë viteve '70-'80, atëherë kur filluan kërkimet për gjetjen e mineralit të rrallë të uraniumit në Shqipëri. “Në Nimçe të Kukësit kjo sasi ishte në rastin më të lartë deri në 0.5 për qind”, – shprehet inxhinieri Gëzim Shima.
Në Suedi, uraniumi në vlera të ngjashme shfrytëzohet, pasi teknologjia ështe tejet moderne.
Fiset e Nimçës:
Fiset më të hershme dhe autoktone të Nimçës dhe të Topojanit.
Toshi
Koboçi
Hoda
Punimet për kërkimin e mineralit të uraniumit në fshatin Nimçë kanë filluar në vitin 1970. Megjithëse këto kërkime janë mbajtur TEPËR SEKRET gjatë asaj kohe, të gjithë nën zë pëshpërisnin se aty kërkohej uranium. Gjatë vitit 1970-1974, kërkimet janë drejtuar nga specialistët kinezë në bashkëpunim me ato të gjeologjisë së Kukësit. Pas kësaj kohe punimet në Nimçe janë drejtuar nga gjeofizika e Tiranës, ndërkohë që specialistët kinezë kanë qene deri në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën në vitin 1980. Punimet në këtë minierë janë ndërprerë në vitin 1987 nën preteksin se minerali i nxjerrë nuk kishte mundësi përpunimi në Shqipëri.
Kur i dërgonim kampionët e mineralit në Tiranë, punonjësit e laboratorit sapo merrnin vesh se janë të Nimçes, vinin menjëherë dy palë maska. Specialistët kinezë na porosisnin që rrobat që i vishnim në punë të mos i merrnim në shtëpi, por ne nuk ua zbatonim porositë, pasi dhe ata si dhe specialistët shqiptarë nuk qenë këmbëngulës në urdhrat e tyre, - thotë Limani. Në vijim, ish-minatori 60-vjeçar, sqaron se një sasi minerali kur është mbyllur miniera është groposur në njërën prej galerive e cila është mbajtur sekret gjatë asaj kohe, por edhe sot e kësaj dite kjo galeri nuk dihet pasi punëtorët që kanë punuar në fshehjen e mineralit kanë vdekur të gjithë. Kur u mbyll miniera, specialistët na thanë se ky lloj minerali nuk mund të përpunohet në Shqipëri,- tregon Limani.
Shpimi ka qenë i thatë. Punëtorëve asnjëherë nuk u është treguar se çfarë nxirrnin aty pasi mbahej sekret. Trajtimi ushqimor i cili ishte 5 lek në ditë, na jepej me vonesë. Inxhinierët e teknikët kinezë, por edhe ata shqiptarë, vinin shpesh herë në galeri dhe bënin matje me aparate të cilat hera herës jepnin zhurmë, por ne nuk na tregonin asgjë. Ne pjesen me te madhe uraniumi ishte i perziere me nje tjeter lende helmuese plumbin.
Në 1972 Gëzim Shimën e emërojnë në krye të ekipit që kërkonte uranium.
Shima tregon: “Gjithçka ishte meritë e një grupi gjeologësh që drejtohej nga Llambi Llango e Vasil Nasi, ndërkohë që për kërkim/zbulimin fillestar patën merita gjeologët Petrit Kodheli dhe Ismail Balluku. Për zbulimin e vendburimit të dytë, atij të Muhurit në zonën e Peshkopisë, ishte edhe kontributi im, por meritën më të madhe e kishin teknikët gjeofizikë Sulejman Dama, Sabri Luli e Gëzim Kalldani.”
“Në Nimçe të Kukësit kjo sasi ishte në rastin më të lartë deri në 0.5 për qind”, – shprehet inxhinieri Gëzim Shima.
Në Suedi, uraniumi në vlera të ngjashme shfrytëzohet, pasi teknologjia ështe tejet moderne.
Në vitin 1994, policia e Kukësit ka arrestuar dy shtetas gjermanë, misionarë të një kishe kristiane, pasi ata janë gjetur në orët e vona të natës në afërsi të galerive të braktisura. Vitin e kaluar një punonjës i OKB-së në Kosovë me automjetin e tij me mbishkrimin UNMIK është kapur nga policia rrugore e Kukësit në këtë vend, por është lënë i lirë vetëm në sajë të statusit diplomatik që ai gëzonte. Ndërkohë mbi këtë fshat janë vërejtur herë pas here fluturime helikopterësh vendas apo edhe të NATO-s, ku thuhet se ata kanë realizuar matjet e radioaktivitetit në këtë zonë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.