From Wikipedia, the free encyclopedia
Nikollë Kimza (Gjakovë, 20 gusht 1878 - Romë, 1960) ka qenë prift katolik, publicist dhe i përndjekur shqiptar nga regjimi komunist në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore.
U lind në Gjakovë më 20 gusht 1878 në një familje me prejardhje nga fshati Kimzë i bajrakut të Spaçit, në Mirditë. Në moshën 14 vjeçare filloi mësimet në kolegjin Papnor të Shkodrës (1892).
Meshën e parë e çoi më 21 gusht 1905, në Kallmet të Lezhës. Për 27 vjet shërbeu si meshtar në kishat e Bulgrit dhe të Velës. Pastaj, për rreth 15 vjet si famullitar në Kalivare, në Abaci të Mirditës.[1]
U arrestua më 20 gusht 1945, dënimin e vuajti në Burgun e Shkodrës, por edhe e çuan që ta kryente në kampet e punës të Bedenit dhe Maliqit. U lirua nga burgu më 2 gusht 1951, u kthye në famullinë e tij në Kalivare. Dy vjet pas lirimit në kontakt me veprimtarët antikomunistë mori arratinë, fillimisht në Jugosllavi dhe më pas në Romë. Atje u bëri të ditur kujtimet e tij, shkroi ditarin e tij, rrëfeu torturat. Ndërroi jetë më 1960 po në Romë.[1]
Kontributi i tij në publicistikën shqiptare u krye përmes pseudonimit i Munella nëpër të përkohshmet "Hylli i Dritës", "Leka", "Kumbona e së djellës" dhe "Lajmtari i Zêmres s'Jezu Krishtit", ku synoi trajtime kryesisht të trevave të Mirditës duke trajtuar aspekte historike, gjuhësore, etnografike dhe fetare.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.