futbollist serb From Wikipedia, the free encyclopedia
Nemanja Vidić (Shtjellimi serbisht: Немања Видић, Serbisht: [ně̞maɲa v̞ǐːdit͡ɕ]; lindur më 21 tetor 1981) është një ish futbollist profesionist serb i cili luante si qëndër-mbrojtës. Ai gjithashtu ka qënë lojtar i Serbisë nga vitin 2002 e deri në vitin 2012.[3]
Vidić me Serbinë në vitin 2010 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nemanja Vidić[1] | ||
Datëlindja | 21 tetor 1981 | ||
Vendlindja | Titovo Užice, RSF Jugosllavi | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in)[2] | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1989–1994 | Jedinstvo Užice | ||
1994–1996 | Sloboda Užice | ||
1996–2000 | Ylli i Kuq i Beogradit | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2000–2004 | Ylli i Kuq i Beogradit | 67 | (12) |
2000–2001 | → Spartak Subotica (huazim) | 27 | (6) |
2004–2006 | Spartak Moska | 39 | (4) |
2006–2014 | Manchester United | 211 | (15) |
2014–2016 | Internazionale | 23 | (1) |
Gjithsej | 367 | (38) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2011 | Serbia | 56 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 17 janar 2015 |
Pasi e nisi karrierën te Ylli i Kuq i Beogradit gjatë viteve 2000, Vidić lëvizi te Spartak Moska në verën e vitit 2004. Ai më pas rriti reputacionin e tij kur ishte pjesë e "Katër të famshmëve" të mbrojtjes së Serbisë që pësoi vetëm një gol gjatë kualifikueseve të Kupë së Botës 2006. Ai më vonë firmosi me klubin anglez Manchester United për shumën e 7 milion £ në janar 2006 përpara se të krijonte një partneritet me anglezin Rio Ferdinand në sezonin e ardhshëm, duke fituar reputacionin si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë të botës për shkak të saktësisë dhe ndërgjegjsimit të tij në mbrojtje, forcës, udhëheqjes dhe aftësisë në ajër.[4] Ai u largua nga Manchester United pas mbarimit të kontratës së tij dhe u bashkua me klubin italian Inter si transferim i lirë në korrik 2014.
Vidić ka koleksionuar një mori me tituj gjatë karrierës së tij te United, duke fituar tre tituj rresht të Premier Ligës (pesë tituj gjithsej), një titull të Ligës së Kampioneve, tre medalje të League Cup, dhe duke qënë qënë i përfshirë tre herë rresht (katër herë gjithsej) në PFA Skuadrën e Vitit nga viti 2007 e deri në vitin 2009. Në sezonin 2008–09, ai ndihmoi United për të vendosur rekodin e 14 ndeshjeve pa pësuar dhe u nderua me çmimin Barclays Lojtari i Sezonit. Ai gjithashtu koleksionoi çmimet e Lojtarit të Vitit nga Tifozët dhe Lojtarët. Në fillim të sezonit 2010–11, Vidić u zgjodh kapiteni i ri i Manchester United.[5] Ai u zgjodh për herë të dytë Premier League Lojtari i Sezonit në sezonin 2010–11.[6]
Nemanja Vidić ka lindur nga Dragoljub, tani një ish puntor në një fabrikë bakri, dhe Zora, një nëpunës banke. Vidić filloi të luante futboll në moshën gjashtë vjeçare, sëbashku me vëllain e tij më të vjetër Dušanko, me skuadrën lokale Jedinstvo Putevi. Ai përparoi shpejtë, duke kaluar te Sloboda Užice në moshën dymbëdhjetë vjeçare.[7][8] Luftërat në Jugosllavi shpërthyen gjatë viteve të tij të hershme të adoleshencës, ku familja e tij jetonte nën frikën e vazhdueshme se mund të bombardoheshe.[9]
Dy vite e gjysëm pasi firmosi me Sloboda Užice, përpara ditëlindjes së tij të 15të, Vidić u bë pjesë e akademisë së Yllit të Kuq të Beogradit.[9] Ai nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 2000 duke kaluar në huazim te Spartak Subotica. Pasi huazimi përfundoi, Vidić u rikthye te Ylli i Kuq dhe filloi të luante rregullisht në ligën e parë jugosllave nën drejtimin e trajnerit Zoran Filipović. Ai fitoi Kupën Jugosllave në sezonin 2001–02.[10] Vidić e fitoi shpejt shiritin e kapitenit, dhe gjatë tre viteve të tij si kapiten, ai shënoi 12 gola në 67 ndeshje. Ai e mbylli karrierën e tij te Ylli i Kuq duke udhëhequr ekipin drejt fitimit të dy titujve vendor. Në vitin 2004, ai fitoi kampionatin dhe kupën e Serbisë dhe Malit të Zi. Në korrik 2004, Vidić u bë pjesë e klubit të Premier Ligës Ruse Spartak Moska. Detajet e kontratës nuk u zbuluan, pavarësisht se ishte raportuar se Vidić u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës Ruse.
Pas dy sezoneve të kaluara në Rusi, më 25 dhjetor 2005, Vidić firmosi me Manchester United për një shifër të raportuar rreth 7 milion £.[11] Ai u bashkua me ekipin më 5 janar 2006 pasi ju dha leja e punës.[12] Kjo marrëveshje u krye pas dy vitesh e gjysëm interes që Manchester United kishte treguar për mbrojtësin.[13] Klubi anglez u përball me konkurencë të ashpër për transferimin e Vidić; mbrojtësi ishte pranë kalimit te klubi italian Fiorentinës, me drejtorin sportiv Pantaleo Corvino i cili ishte gati për të finalizuar marrëveshjen. Megjithatë, Fiorentina duhej të priste për të mbyllur marrëveshjen pasi nuk kishte vënde bosh për lojtarët që nuk ishin pjesë të BE-së, por në fund United triumfoi.[14]
Atij ju dha fanella me numrin 15 dhe bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 25 janar 2006, duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Kupës së Ligës kundër Blackburn Rovers; ekipi fitoi 2–1.[15] Më 16 shkurt, Vidić luajti të fitoren ndaj Wigan Athletic në finalen e Kupës së Ligës, duke fituar edhe trofeun e parë me klubin; ai zëvëndësoi anglezin Wes Brown në minutën e 83të/[16] Vidić mori një medalje për shkak se luajti në finale, por vendosi tja dhuroj shokut të ekipit Giuseppe Rossi si shenjë mirënjohje për kontributet e sulmuesit italian në raundet e para të kompeticionit.[17]
Gjatë sezonit 2006–07 në Premeir Ligë, Vidić krijoi një dyshe në qëndër të mbrojtjes me anglezin Rio Ferdinand, e cila më vonë u bë një nga dyshet më të mirënjohura në futbollin evropian. Ky ishte edhe sezoni ku Vidić fitoi vendin e titullarit përfundimisht.[18] Në sezonin e tij të parë të plotë me Manchester United, ai luajti 25 ndeshje në kampionat dhe e mbylli sezonin si fituesi i medaljes së këtij kompeticioni.[19][20]
Vidić shënoi golin e tij të parë me United më 14 tetor 2006 në fitoren 3–1 kundër Wigan Athletic.[21] Goli i dytë erdhi në fitoren 3–0 kundër Portsmouth më 4 nëntor; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në Old Trafford.[22] Ai shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në fazën e grupeve kundër Benficës më 6 dhjetor 2006; United fitoi me rezultatin 3–1.[23]
Më 8 nëntor 2007, Vidić firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare, gjë që do të thoshte se ai do të qëndronte në klub deri në vitin 2012.[24] Në fund të sezonit 2007–08, ai mori medaljen e tij të dytë rresht të Premier Ligës.[25] Në maj 2008, Vidić luajti në finalen e Ligës së Kampioneve kundër ekipit rival Çelsi, duke ndihmuar ekipin të fitonte pas gjuajtjeve të penalltive; koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim 1–1.[26] Në kampionat, ai luajti 32 ndeshje dhe shënoi një gol.[27]
Gjatë sezonit 2008–09, Vidić luajti një rol thelbësor në mbrojtjen e Untied e cila u kushtëzua nga dëmtimet e disa mbrojtësave në etapa të ndryshme të sezonit. Ai luajti si titullar në të 38 ndeshjet në Premier Ligë, ku United vendosi një rekord për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol (14) Ai ndihmoi shokun e ekipit, portierin Edwin van der Sar të mos pësonte gol për 1,311 minuta, duke vendosur një rekord të ri botëror.[28][29] Vidić u shpall lojtari i muajit në Premier Ligë për janarin 2009.[30]
Drejt fundit të sezonit 2008–09, Vidić ishte kandidat për të fituar për çmimin PFA Lojtari i Vitit sëbashku me katër lojtarë të tjerë të United; ai cilësohej si favoriti kryesor për të fituar këtë çmim edhe pse në fund triumfoi uellsiani Ryan Giggs.[31] Vidić më vonë u zgjodh si Lojtari i Vitit i tifozëve dhe lojtarëve të Manchester United, duke lënë mbrapa portugezin Cristiano Ronaldo, i cili i kishte fituar të dy çmimet në sezonin e kaluar.[32] Gjatë finales së Kupës së Ligës, Vidić luajti si mbrojtës i djathtë pasi zëvëndësoi John O'Shea.[33]
I vlersuar për agresivitetin e tij, ai gjithashtu u vlersua gjerësisht për guximin që shfaqi në fushë.[34][35] duke u krahasuar me ish mbrojtësin e ekipit Steve Bruce për shkak të karakteristikave të ngjashme të stilit të lojës.
Më 25 tetor 2009, Vidić u përjashtua me karton të kuq në disfatën 2–0 kundër Liverpoolit; kjo ishte ndeshja e tretë rresht ku ai merr karton të kuq kundër këtij ekipi. Ai e prishi këtë rekord negativ më 21 mars 2010, duke luajtur 90 minuta të plota në ndeshjen e dytë në Old Trafford, ku United fitoi 3–2.[36]
Më 23 korrik 2010, u raportua se Vidić kishte rinovuar kontratën e tij me Manchester United duke pranuar kushtet e kontratës, duke i dhënë fund spekullimeve të gjata për një transferim të tij te Real Madrid.[37] Kontrata e re katër-vjeçare u firmos më 20 gusht.[38] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 11 shtator në transfertën kundër Evertonit duke i dhënë ekipit avantazhin e përkohëshëm 2–1; ndeshja në fund u mbyll në një barazim dramatik 3–3.[39] Pasi kishte qënë kapiten i ekipit për pesë ndeshjet e para, trajneri Alex Ferguson se mbrojtësi do të ishte kapiteni i përhershëm i ekipit, duke zëvëndësuar anglezin Gary Neville. Më 30 tetor, Vidić shënoi golin e parë të sezonit në shtëpi në fitoren 2–0 në ligë kundër Tottenham Hotspur;[40] ky ishte goli i 100të i shënuar në Old Trafford në ndeshjet në Premier Ligë. Më 13 nëntor 2010, Vidić shënoi golin e tretë të sezonit në barazimin 2–2 në transfertë kundër Aston Villës, goli i tij erdhi në minutën e 85të në momentin që ekipi ishte në disavantazh të dy golave, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2.[41]
Më 1 shkurt 2011, Vidić shënoi sërisht kundër Aston Villës në Old Trafford me një gjuajtje të fuqishme në zonë duke ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen 3–1.[42] Më 1 mars, në disfatën 2–0 kundër ekipit rival për titull Çelsi, Vidić u përjashtua me karton të kuq në kohën shtesë për një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit brazilian Ramires. Çelsi fitoi ndeshjen 2–1.[43] Ai u "hakmorr" më 8 maj në ndeshjen e dytë në Old Trafford, duke shënuar një nga golat e fitores 2–1; kjo fitore i prishi shpresat për titull të Çelsit, me United që tashmë ishte e shkëputur në vendin e parë me gjashtë pikë dy javë nga përfundimi.[44] Titulli u konfirmua zyrtarisht një javë më pas në barazimin 1–1 në transfertë ndaj Blackburn Rovers. Vidić e mbylli sezonin me 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 5 gola. Manchester United fitoi kampionatin por u mposht nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampioneve. Ai u shpall Lojtari i Sezonit në Premier Ligë për herë të dytë në karrierën e tij.[45]
Në gusht 2011, Vidić luajti si titullar në ndeshjen hapëse të sezonit, FA Community Shield 2011 në Wembley Stadium kundër Manchester Cityt. Ai u zëvëndësua në përfundim të pjesës së parë sëbashku me partnerin e tij të mbrojtjes Rio Ferdinand; United ishte në disavantazh të dy golave. Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq përmbysën rezultatin duke fituar në fund 3–2. Vidić më pas shkoi për të ngritur trofeun si kapiten, duke marrë medaljen e tij të katërt të Community Shield. Një javë më vonë, ai e nisi si titullar ndeshjen e parë të skuadrës në Premier Ligë kundër West Bromwich Albion, por u zëvëndësua në fund të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës. Pas ndeshjes, u mendua fillimisht se Vidić do të humbiste disa javë. Megjithatë, pas disa diagnozave, ata e gjetën dëmtimin e cila ishte më i keq se i pari, gjë që e majti atë jashtë fushave të lojës për pesë javë. Ai humbi fitoret kundër Tottenham Hotspur, Arsenal, Bolton Wanderers, Çelsit, dhe barazimin 1–1 Stoke City.[46] Ai gjithashtu humbi dy ndeshjet e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Benficës dhe Baselit, të dy të mbyllura në barazim.
Pasi humbi edhe fitoren 2–0 në shtëpi kundër Norwich City më 1 tetor 2011, trajneri Ferguson tregoi se ai shpresonte se Vidić do të rikthehej për ndeshjen kundër Liverpoolit dy javë më pas. Ai nuk luajti në ndeshjen në Anfield, por u rikthye në ndeshjen e rradhës në Ligën e Kampioneve kundër Oțelul Galați. United fitoi ndeshjen me rezultatin 2–0, por Vidić doli nga loja me karton të kuq pas ndërhyrje të gabuar në një duel ajërore; vendimi i gjyqtarit për të përjashtuar lojtarin u konsiderua i nxituar.[47] Pas ndeshjes, Ferguson tha se e shihte se pse gyqtari e përjashtoi mbrojtësin, duke shtuar se klubi nuk do të apelonte vendimin; Vidić qëndroi i pezulluar për një ndeshje.[48]
Pasi humbi Derbin e Manchesterit në javën e ardhshme, ku United humbi me rezultatin e turpshëm 6–1 nga Manchester City, Vidić luajti 90 minutshin e parë të sezonit kundër Aldershot Town në raundin e katërt të Kupës së Ligës, ku United fitoi 3–0. Ai bëri rikthimin e tij në Premier Ligë në stadiumin Goodison Park, ku United fitoi minimalisht 1–0 kundër Evertonit. Në katër ndeshjet e ardhshme në kampionat, ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoret e këtyre ndeshjeve si dhe mbajtjen e portës së paprekur kundër Sunderland (1–0) në Old Trafford dhe Swansea City (0–1) në Liberty Stadium. Ferguson vendosi të mos e aktivizonte Vidić në ndeshjen çerek-finale të Kupës së Ligës kundër Crystal Palace, ku United pësoi një humbje surprize 2–1 dhe u eliminua nga kompeticioni.
Më 7 dhjetor 2011, Vidić përdrodhi gjurin e tij gjatë ndeshjes në Ligën e Kampioneve kundër Basel, duke u larguar nga fusha me barrelë.[49] Ferguson më vonë konfirmoi se Vidić do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.[50]
Vidić u rikthye në aksion me skuadrën e parë më 20 gusht 2012 në humbjen 0–1 në transfertë kundër Evertonit. Pesë ditë më pas, në ndeshjen e rradhës në shtëpi ndaj Fulhamit, ai shënoi një autogol pas një dalje të portierit David de Gea i cili nuk e largoi topin siç duhet por u ngatërrua me lojtarin kundërshtar Mladen Petrić, me topin i cili shkoi aksidentalisht në pjesën e mbrapme të këmbës të Vidić dhe përfundoi në rrjetë; megjithatë, Manchester United fitoi 3–2.[51]
Më 25 shtator, Vidić pësoi një tjetër dëmtim në gju, duke qëndruar jashtë fushave edhe për tetë javë të tjera. Ai parashikohej të kthehej në aksion për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër CFR Cluj më 5 dhjetor, por mungoi në këtë ndeshje si dhe në ndeshjen pasardhëse në kampionat kundër ekipit rival Manchester City. Ai u rikthye zyrtarisht më 15 dhjetor në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Sunderland, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 68të në vend të Rio Ferdinand.[52]
Më 13 janar 2013, në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Liverpoolit, Vidić shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, duke mposhtur portierin me një gjuajtje me kokë pas një pasimi po me kokë nga Patrice Evra. Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 22 ndeshje dhe 1 gol në Premier Ligë, me United që fitoi titullin e 20të në histori. Ai gjithashtu luajti nga dy ndeshje në kupë dhe Ligën e Kampioneve.
Më 7 shkurt 2014, Vidić njoftoi se do të largohej nga Manchester United në fund të sezonit 2013–14 ku kontrata e tij do të përfundonte. Ai deklaroi: "Unë nuk po e konsideroj qëndrimin në Angli pasi klubi i vetëm që doja të luaja këtu ishte Manchester United".[53][54]
Më 16 mars, Vidić mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli jashtë në minutën e 77të të humbjes 3–0 në shtëpi kundër Liverpoolit.[55] Kjo ishte hera e kartërt që Vidić përjashtohej me karton të kuq në ndeshjet kundër Liverpoolit, duke u bërë lojtari me më shumë përjashtime ndaj një ekipi të vetëm në historinë e Premier Ligës.[56]
Më 1 prill, Vidić shënoi golin e parë në ndeshjen e parë çerek–finale të Ligës së Kampioneve kundër Bayern München, e cila u mbyll në barazim 1–1.[57] Megjithatë, United u eliminua nga kompeticioni pasi u mposht 3–1 në ndeshjen e kthimit në Allianz Arena.[58]
Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi me Manchester United më 6 maj kundër Hull Cityt, ku ai u duartrokit tre herë në këmbë: një herë gjatë nxemjes para ndeshjes ku u prezantua nga Sir Bobby Charlton, e dyta kur hyri në fushën e lojës si zëvëndësues për Phil Jones, dhe e treta kur preku topin për herë të parë.[59]
Më 5 mars 2014, Interi njoftoi se Vidić do të bëhej pjesë e ekipit për sezonin e ri 2014–15.[60][61]
Ai u grumbullua nga trajneri Walter Mazzarri për turnamentin miqësor veror International Champions Cup që u zhvillua në Shba. Ai bëri debutimin e tij për Interin më 27 korrik në ndeshjen e parë të Grupit A kundër Real Madrid, duke fituar një penallti që u shënua nga Mauro Icardi. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 1–1, por Inter fitoi nga gjuajtjet e penalltive, ku Vidić shënoi penalltinë e parë të ekipit.[62] Tre ditë më pas, ai luajti kundër ish skuadrës së tij Manchester United; ai shënoi me penallti në gjuajtjet e penalltive ku Inter humbi 5–3.[63] Në ndeshjen e fundit të grupit kundër Romës më 2 gusht, Vidić shënoi golin e parë me Interin me kokë pas një krosimi të Dodô Pires në minutën e 45të. Inter fitoi ndeshjen 2–0, por nuk e kaloi dot grupin.[64]
Vidić bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen hapëse të Serie A kundër Torinos, ku Interi barazoi 1–1. Ai u kritikua për performancën e tij, fillimisht duke shkaktuar një penallti për një ndërhyrje të gabuar ndaj Fabio Quagliarellas dhe më pas u përjashtua me karton të kuq në momentet e fundit të ndeshjes për shkak se duartrokiti në mënyrë ironike një vendim të gjyqtarit.[65] Më 18 shtator, Vidić u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Dnipro Dnipropetrovsk ku Inter fitoi 1–0 falë golit të mbrojtësit Danilo D'Ambrosio.[66] Tre ditë më vonë, në ndeshjen e javës së tretë në Serie A, ai bëri një gabim që lejoi sulmuesin Franco Vázquez të shënonte golin e vetëm të Palermos në barazimin 1–1 Stadio Renzo Barbera.[67]
Pas largimit të Walter Mazzarrit si trajneri i skuadrës, i rikthyeri Roberto Mancini e vendosi mbrojtësin serb në stolin e rezervave në favor të mbrojtësve të rinj Andrea Ranocchia dhe Juan Jesus.[68][69] Më 11 janar 2015, Vidić u rikthye në aksion pas gati dy muajsh në fitoren 3–1 në San Siro kundër Genoas, duke shënuar golin e tretë të ekipit të tij në minutën e 88të me kokë.[70]
Pasi u aktivizua me të rinjtë e Jugosllavisë, Vidić bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 12 tetor 2002 kundër Italisë në një ndeshje kualifikuese të UEFA Euro 2004.[7][71] Vidić ishte pjesë e mbrojtjes së "Katër të famshmëve" të Serbisë dhe Malit të Zi,[72] sëbashku me Mladen Krstajić, Ivica Dragutinović dhe Goran Gavrančić, që pësuan vetëm një gol gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2006, duke vendosur rekodin për numrin më të vogël të golave të pësuar. Vidić luajti një rol madhor në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Serbia dhe Mali i Zi fituan 1–0 duke siguruar kualifikimin; Vidić u ndëshkua me karton të kuq në pesë minutat e fundit të ndeshjes.[7] Kjo gjë bëri që ai të humbiste ndeshjen e parë të fazës së grupeve në finalet e turnamentit kundër Holandës,[73] dhe më 12 qershor, ai dëmtoi ligamentin e gjurit të tij të majtë gjatë një seance stërvitore duke mos luajtur asnjë ndeshje gjatë Kupës së Botës 2006.[74]
Pas Kupës së Botës, Vidić vazhdoi të përfaqsonte kombëtaren e tij, tani i pavarur si kombëtarja serbe. Ai ishte një lojtar i rregullt gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës 2010 duke qënë një element i rëndësishëm për Serbinë që e përfundoi Grupin 7 në vendin e parë me mbrojtjen më të mirë duke lënë mbrapa Francën dhe Rumaninë. Serbia zhgënjeu në turnament, duke e përfunduar Grupin D në vendin e fundit. Në ndeshjen e dytë në grupe kundër Gjermanisë, Vidić shkaktoi një penallti në pjesën e dytë gjatë kohës që Serbia po kryesonte 1–0, megjithatë gjuajtja e Lukas Podolskit u prit nga Vladimir Stojković.
Më 11 tetor 2011, Vidić humbi një penallti vendimtare kundër Sllovenisë. Trembëdhjetë ditë më pas, ai njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja serbe për shkak të komenteve negative nga tifozët rreth performancave të tij.[3][75]
Më 17 korrik 2006, Vidić u martua me Ana Ivanović, një studente ekonomie në Universitetin e Beogradit. Sëbashku ata kanë tre djem: Luka, Stefan dhe Petar.[76][77]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kupa e Ligës | Evropa | Tjetër[nb 1] | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Ylli i Kuq i Beogradit | 2000–01 | Liga e Parë e Serbisë dhe Malit të Zi |
0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | — | 0 | 0 | ||
2001–02 | 22 | 2 | 5 | 0 | — | 2 | 0 | — | 29 | 2 | ||||
2002–03 | 25 | 5 | 4 | 1 | — | 6 | 0 | — | 35 | 6 | ||||
2003–04 | 20 | 5 | 5 | 0 | — | 6 | 3 | — | 31 | 8 | ||||
Gjithsej | 67 | 12 | 14 | 1 | — | 14 | 3 | — | 95 | 16 | ||||
Spartak Subotica (huazim) | 2000–01 | Liga e Dytë e Jugosllavisë |
27 | 6 | 0 | 0 | — | — | — | 27 | 6 | |||
Spartak Moska | 2004 | Premier Liga Ruse | 12 | 2 | 1 | 0 | — | 0 | 0 | — | 13 | 2 | ||
2005 | 27 | 2 | 1 | 0 | — | 0 | 0 | — | 28 | 2 | ||||
Gjithsej | 39 | 4 | 2 | 0 | — | 0 | 0 | — | 41 | 4 | ||||
Manchester United | 2005–06 | Premier League | 11 | 0 | 2 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 |
2006–07 | 25 | 3 | 5 | 0 | 0 | 0 | 8 | 1 | 0 | 0 | 38 | 4 | ||
2007–08 | 32 | 1 | 3 | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 | 1 | 0 | 45 | 1 | ||
2008–09 | 34 | 4 | 4 | 0 | 4 | 0 | 9 | 1 | 4 | 2 | 55 | 7 | ||
2009–10 | 24 | 1 | 0 | 0 | 2 | 0 | 7 | 0 | 0 | 0 | 33 | 1 | ||
2010–11 | 35 | 5 | 2 | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 | 1 | 0 | 47 | 5 | ||
2011–12 | 6 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 10 | 0 | ||
2012–13 | 22 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | — | 26 | 1 | |||
2013–14 | 25 | 0 | 0 | 0 | 2 | 1 | 6 | 1 | 1 | 0 | 34 | 2 | ||
Gjithsej | 211 | 15 | 18 | 0 | 11 | 1 | 52 | 3 | 8 | 2 | 300 | 21 | ||
Internazionale | 2014–15 | Serie A | 23 | 1 | 0 | 0 | — | 5 | 0 | — | 28 | 1 | ||
2015–16 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | — | — | 0 | 0 | |||||
Gjithsej | 23 | 1 | 0 | 0 | — | 5 | 0 | — | 28 | 1 | ||||
Gjithsej karriera | 367 | 38 | 34 | 1 | 11 | 1 | 71 | 6 | 8 | 2 | 491 | 48 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Jugosllavia | 2002 | 3 | 0 |
Serbia dhe Mali i Zi | 2003 | 3 | 0 |
2004 | 3 | 0 | |
2005 | 9 | 1 | |
2006 | 2 | 0 | |
Serbia | 2006 | 2 | 0 |
2007 | 5 | 0 | |
2008 | 9 | 0 | |
2009 | 8 | 0 | |
2010 | 9 | 0 | |
2011 | 3 | 0 | |
Gjithsej | 56 | 2 |
Rezultatet e Serbisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Vidić.[82]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 15 gusht 2005 | Lobanovsky Dynamo Stadium, Kiev, Ukrainë | 13 | Polonia | 2–3 | 2–3 | Kupa Valeriy Lobanovskyi |
2 | 16 nëntor 2006 | Stadiumi Crvena Zvezda, Beograd, Serbi | 22 | Norvegjia | 1–0 | 1–1 | Ndeshje miqësore |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.