politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Nebi Sefa ishte aktivist politik shqiptar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.[1]
Lindur në Lushnje më 1861. Përkrahu Kongresin e Manastirit dhe filloi të propagandojë shkrimin e shqipes me gërma latine.[2] Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes për në kuvendin e Vlorës. Sefa mori pjesë në mbledhjen e parë të këtij kuvendi historik dhe më 28 nëntor nënshkroi aktin e pavarësisë, me siglën “Nebi Sefa Lushja”.[3] Me forcat e tij, i erdhi në ndihmë organizimit të njësive të para ushtarake të qeverisë së Vlorës, në zonën e Mallakastrës, së bashku me ministrinë e Luftës, kreu i së cilës ishte Mehmet pashë Kalkandeleni Tetova (Dërralla).[4] Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane. Vdiq në Lushnjë më 1942.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.