Ndërdisiplinariteti
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Interdisiplinariteti ose ndërdisiplinariteti (studimet ndërdisiplinore) përfshijnë kombinimin e dy ose më shumë disiplinave akademike në një aktivitet ose projekt shkencor hulumtues.[1] Ai përmbledh njohuri nga disa fusha të tjera si sociologjia, antropologjia, psikologjia, ekonomia etj. Më konkretisht interdisiplinariteti konsiston në një veprimtari krijuese e cila shkon përtej kufizimeve disiplinare. Interdisiplinariteti është i lidhur me një interdisiplinë ose një fushë ndërdisiplinore, e cila është një njësi organizative që kalon kufijtë tradicionalë midis disiplinave akademike ose shkollave të mendimit, pasi lindin nevoja dhe profesione të reja. Ekipet e mëdha inxhinierike zakonisht janë ndërdisiplinore, si p.sh. një central elektrik ose telefon celular apo një projekt tjetër që kërkon koordinimin e disa specialiteteve disiplinore. Megjithatë, termi "ndërdisiplinor" nganjëherë është i kufizuar vetëm në mjediset akademike.[2]
Termi interdisiplinar (ndërdisiplinor) zbatohet në kuadër të fushës së arsimit, edukatës dhe pedagogjisë (shkencës mbi edukimin) për të përshkruar studimet që përdorin metoda dhe njohuri të disiplinave themelore ose fushave tradicionale të studimit. Interdisiplinariteti përfshin hulumtuesit, studentët dhe mësimdhënësit me qëllim të lidhjes dhe integrimit të disa shkollave akademike, profesioneve ose teknologjive - së bashku me perspektivat e tyre specifike - në ndjekjen e një detyre të përbashkët. Probleme të tilla si epidemiologjia e HIV / AIDS-it ose ngrohja globale kërkon të kuptuarit dhe njohjen e disiplinave të ndryshme për të zgjidhur probleme komplekse. Interdisiplinariteti mund të zbatohet kur lënda konsiderohet të jetë lënë pas dore ose edhe e keqinterpretuar në strukturën tradicionale disiplinore të institucioneve kërkimore, për shembull, studimet gjinore apo fusha e studimeve etnike. Interdisciplinariteti mund të zbatohet po ashtu edhe në tema komplekse që mund të kuptohen vetëm duke kombinuar perspektivat e dy ose më shumë fushave të caktuara shkencore.
Mbiemri interdisiplinare (ndërdisiplinore) përdoret më shpesh në qarqet shkencore e arsimore, kur hulumtuesit nga dy ose më shumë disiplina shkencore bashkojnë dhe modifikojnë qasjet e tyre në mënyrë që ato të jenë më të përshtatshme për problemin e caktuar. Në këtë mënyrë duke përfshirë mësimin ekipor, nga nxënësit kërkohet të kuptojnë një temë të caktuar në terma të disiplinave të shumëfishta tradicionale. Për shembull, tema e shfrytëzimit të tokës mund të duket ndryshe kur shqyrtohet nga disiplina të ndryshme, për shembull, biologjia, kimia, ekonomia, gjeografia dhe politika.
Shumica e disiplinave akademike i kanë rrënjët e tyre në sekularizimin e universiteteve në mes të shekullit XIX, kur kurrikulat tradicionale u plotësuan me mësimin e gjuhës dhe literaturës jo-klasike, shkenca shoqërore, shkencat politike, ekonomia, sociologjia, administrata publike, shkencat natyrore si dhe në disiplinat si teknologjia, fizika, kimia, biologjia dhe inxhinieria.
Para shekullit XX, kategoritë shkencore ishin të gjera dhe të përgjithshme, gjë që pritej për shkak të mungesës së interesit në shkencë në atë kohë. Me përjashtime të rralla, praktikuesit e shkencës prireshin të ishin amatorë dhe referoheshin si "historianë të natyrshëm" (historianë natyralë) dhe "filozofë të natyrshëm" (filozofë natyralë) - emërtime këto të cilat datojnë që nga koha e Aristotelit - në vend të emërtimit "shkencëtarë".[3] Historia natyrore i referohet asaj që tani i quajmë shkencat e jetës dhe filozofia natyrore që i referohej shkencës fizike aktuale. Pak mundësi ka ekzistuar për shkencën si një profesion jashtë sistemit arsimor. Arsimi i lartë ka ofruar strukturën institucionale për hulumtimin shkencor, aq sa edhe mbështetjen ekonomike. Vëllimi i informacionit shkencor ishte rritur shpejt dhe njerëzit e kuptuan rëndësinë e përqendrimit në fushat më të vogla të veprimtarisë shkencore. Për shkak të kësaj, u shfaqën specializime të reja shkencore. Ndërsa këto specializime u zhvilluan, disiplinat moderne shkencore në universitete u përmirësuan gjithashtu. Përfundimisht, disiplinat e identifikuara akademike u bënë themele për njerëzit me interesa dhe ekspertizë specifike të specializuara.[4]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.