From Wikipedia, the free encyclopedia
Myezini ose muezini (turqisht: müezzin nga arabishtja: مؤذن, muʾaḏḏin) është personi i caktuar për të thirrur ezanin për çdo namaz. Posti i myezinit është me shumë rëndësi, sepse bashkësia mvaret prej thirrjes së tij për rendin e faljes siç duhet.
Myezini përzgjidhet pas karakterit të tij të mirë, zërit dhe aftësisë për të shërbyer në xhami. Megjithatë, myezini nuk është ylema. Gjatë thirrjes së ezanit, myezini drejtohet kah Kible, në drejtim të Qabes në Mekë.
Thirrja e myezinit në falje çmohet si një formë arti, i cili pasqyrohet në këndimin melodioz të ezanit. Në Turqi mbahet për çdo vit një ndodhi për të gjetur myezinin më të mirë në vend.[1]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.