Remove ads
politikane shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia
Mirela Kumbaro (Tiranë, 4 mars 1966) është pedagoge dhe përkthyese shqiptare. Më 2013 ajo u emërua ministre e Kulturës e shtetit shqiptar.
Mirela Kumbaro | |
---|---|
Ministër i Kulturës | |
Në detyrë 14 shtator 2013 – 17 janar 2019 | |
Paraprirë nga | Visar Zhiti |
Pasuar nga | Elva Margariti |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 4 mars 1966 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sorbonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.[1]
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.
Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombtare e Frankofonisë.
Mirela Kumbaro në vitin 2013 zgjidhet në krye të Ministrisë së Kulturës e Shqipërisë.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.