Mihail Gorbaçovi
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mihail Sergejeviç Gorbaçovi (Михаи́л Серге́евич Горбачёв (help·info), [Script error: No such module "IPA".], shpesh shkruajtur si Mikhail Gorbachev; 2 mars 1931 - 30 gusht 2022) Ai lindi në një familje që merrej me bujqësi. U pranua 1950 në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe 1955 u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 hyri në Partinë Komuniste. Në këtë kohë njohu gruan e tij të ardhshme, Raisa Titarenko, me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga leucemia, në shtator 1999. Në 1970, nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol. Në 1979 u transferua në Moskë dhe u fut në Byronë Politike të PK. "Garant i tij ishte Yuri Andropov, ish-shef i KGB dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në 1984, Andropovi e promovoi për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçovi bëri udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik. Me vdekjen e Konstantin Çernenkos, në 11 mars 1985, Gorbaçov u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në 1986 (Kongresi 27 i PK të BS) ai hodhi projektet e tij, që çuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, si Gllasnosti (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), dhe Uskorenia (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçovit ndaloi avancimin e garës për armatim, mes SHBA dhe BS, që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte bërthamore. Në 11 tetor 1986, u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takoi presidentin amerikan, Reagan, në Reykjavík, Islandë. Në 1987, u firmos Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe, një vit më vonë, Gorbaçov hodhi poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes që të kthehen në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me ministrin e tij të Jashtëm, Eduard Shevardnaxe, Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga Afganistani. Në 1988, Gorbaçov mori edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në mars 1990, Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjodhi Gorbaçovin President. Po këtë vit, ai mori çmimin "Nobel për Paqen". Në dhjetor të vitit që vijoi, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, Gorbaçov dha dorëheqjen.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.