Mesxhidi Haram
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Xhamia e Shenjtë, e njohur edhe si Mesxhidi Haram (Arabisht: المسجد الحرام el-Mesxhid el-Haram) ose Xhamia e Madhe, është në qytetit e Mekës, Arabi Saudite. Është xhamia më e madhe në botë dhe rrethon një prej vendeve më të shenjta në Islam, Qabenë. Myslimanët gjatë namazit drejtohen kah Qabeja, ky drejtim njihet si Kibla. Një prej Pesë Shtyllave të Islamit kërkon që çdo Mysliman ta kryej Haxhillëkun më së paku një herë në jetë nëse ka mundësi ta kryej, kësaj shtylle i takon edhe sjellja rreth Qabesë.
Mesxhidi Haram | |
---|---|
ٱَلْمَسْجِدُ ٱلْحَرَامُ | |
Religion | |
Affiliation | Islam |
Leadership | Yasser Al Dossari (Imam) Abdurrahman es-Sudejs (Imam) Saud esh-Shurejm (Imam) Abdullah Avad el-Xhuheni (Imam) Mahir el-Muekli (Imam) Salih bin Abdullah el-Humeid (Imam) Faisal Ghazawi (Imam) Bandar Baleelah (Imam) Ali Ahmed Mulla (Kryemuezini) |
Location | |
Vendndodhja | Meka, Hexhaz (sot Arabia Saudite)[1] |
Administrata | Qeveria e Arabisë Saudite |
Koordinatat gjeografike | 21°25′21″N 39°49′34″E |
Architecture | |
Lloji | Xhami |
Specifications | |
Kapaciteti | 2.5 million |
Minare(t) | 9 |
Lartësia e minares | 89 m (292 ft) |
Site area | 356,000 metra katrorë[2] |
Struktura aktuale përfshin një sipërfaqe prej 356,800 metra katrorë duke përfshirë hapësirat e jashtme dhe të mbrendshme për falje dhe mund të akomodoj afro 1,000,000 milion besimtarë, kurse arrin 4,000,000 milion besimtarë gjatë periudhës së Haxhit, që e bën një prej tubimeve më të mëdha të përvitshme të njerëzve në botë. Ndryshe nga shumë xhami të tjera që janë të veçuara për meshkuj dhe femra, në këtë xhami lejohet perzierja(e dy gjinive) gjatë rrotullimit rreth Qabes, ndërsa gjatë faljes (namazit) per femrat ndahen pjesë të veqanta.Është qendra e Islamit.
Kible është emri që Myslimanët e përdorojnë pët të përshkruar drejtimin që kanë ata gjatë namazit. Kjo është pika qendrore për lutje. Drejtimi gjatë namazit është drejtimi kah Qabeja, gjegjësisht Xhamia e Shenjtë.
Xhamia e Shenjtë është pika qendrore gjatë pelegrinazheve islame: Haxhit dhe Umrës. Haxhi ndodh në muajin Dhulhixhxhe të kalendarit Islamik ndërsa Umra gjatë gjithë vitit. Haxhi është një ndër Shtyllat e Islamit, i obligueshëm që të kryhet një herë në jetë nga të gjithë Myslimanët që kanë mundësi ta kryejnë. Në kohët e fundit, rreth 6 milion Mysliman kryejnë Haxhin çdo vit.
Haxhi është i lidhur me jetën e profetit Muhamed prej shekullit të 7-të, por rituali i pelegrinazhit për në Mekë është i konsideruar nga Mysliamanët se daton që nga koha e profetit Ibrahim.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.