politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Mehmet Ali pashë Vrioni (Berat, 1842 - 1895) ka qenë politikan, deputet i parlamentit të parë osman si dhe nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
U lind në Berat, i biri i Hysejn Pashës të Omer Pashës dhe Sabush hanëmes së Ali bej Toptanit,[1] motra e Esad Pashë dhe Gani bej Toptanit.[2] Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.
Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Focat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit u çel më 10 qershor 1878 në Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl bej Dume-Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.
Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.