Mattia Zaccagni
futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia
Mattia Zaccagni (lindur më 16 qershor 1995) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Lazio dhe kombëtaren italiane.
![]() Zaccagni duke luajtur për Lazion në 2021 | |||
Personal information | |||
---|---|---|---|
Data e lindjes | 16 qershor 1995 (29 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Cesena, Emilia-Romagna, Itali | ||
Gjatësia | 1.76 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni(et) | Anësor | ||
Informacioni i skuadrës | |||
Skuadra aktuale | Lazio | ||
Number | 20 | ||
Karriera rinore | |||
Bellaria Igea | |||
Karriera e lartë* | |||
Vitet | Team | Apps | (Gls) |
2012–2013 | Bellaria Igea | 6 | (0) |
2013–2014 | → Hellas Verona (huazim) | 0 | (0) |
2014–2022 | Hellas Verona | 138 | (15) |
2014–2015 | → Venezia (huazim) | 33 | (1) |
2016 | → Cittadella (loan) | 12 | (0) |
2021–2022 | → Lazio (huazim) | 29 | (4) |
2022– | Lazio | 63 | (16) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2022– | Italia | 7 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 26 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 24 qershor 2024 |
Karriera me klube
Vitet e para
Zaccagni është produkt i akademisë së klubit amator AC Bellaria Igea Marina. Ai u bë pjesë e ekipit të parë në sezonin 2012–13, duke debutuar më 9 dhjetor 2012 në moshën 17 vjeç në fitoren 2–1 në transfertë kundër Forlì FC.[1] Gjatë këtij sezoni, Zaccagni luajti në rolin e organizatorit në formacionin 4–3–3 të trajnerit Marco Osio.[2]
Hellas Verona
Në verën e vitit 2013, Zaccagni u huazua te Hellas Verona, duke u bërë pjesë e akademisë së klubit. Një vit më pas, ai u dërgua në huazim te Venezia.[3] Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 10 shtator 2014 kundër Südtirol në Serie C1.[4] Zaccagni u aktivizua në 33 ndeshje me Venezian në sezonin 2014–15.
Pas rikthimit nga huazimi, Zaccagni bëri debutimin e tij në Serie A më 23 shtator 2015 në humbjen 1–0 kundër Interit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 75të.[5] Më 26 janar 2016, gjatë merkatos verore, ai kaloi në huazim te Cittadella në Serie C, duke ndihmuar klubin të rikthehej në Serie B.[6][7]
Zaccagni u rikthye te Verona në verën e vitit 2016, tashmë në Serie B. Ai shënoi golin e parë me klubin më 15 tetor në fitoren 4–1 kundër Ascolit.[8] Më 5 mars 2017, Zaccagni shënoi golin e vetëm në ndeshjen vendimtare kundër Brescias, duke i dhuruar ekipit tre pikët.[9] Në përfundim të sezonit, Verona siguroi rikthimin në Serie A. Aventura e dytë e Zaccagnit në Serie A nisi me një dëmtim të rëndë në ligament në nëntor, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit 2016–17.[10][11]
Në sezonin 2018–19, Verona u rikthye sërisht në Serie B; Zaccagni e fitoi vendin e titullarit në formacion, duke shënuar tre gola.[12][13][14] Gjatë fazës play-off, Zaccagni u dëmtua në fitoren 4–1 kundër Perugias,[15][16] por u rikthye për ndeshjen e dytë finale kundër Cittadellës;[17] Verona kishte humbur ndeshjen e parë 2–0, por një fitore 3–0 në shtëpi, falë edhe Zaccagnit i cili shënoi një golat, siguroi rikthimin në elitë pas një sezoni.[18]
Zaccagni e ruajti vendin e titullarit pas rikthimit të Veronës në elitë, duke zhvilluar performanca pozitive.[19] Ai shënoi golin e parë në Serie A më 12 janar 2020 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Genoas.[20] Goli i tij i dytë erdhi më 1 korrik kundër Parmës.[21]
Zaccagni u bë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në sezonin 2020–21, duke shënuar disa gola vendimtar, përfshirë golin e vetëm të ndeshjes kundër Spezias.[22] Ai regjistroi gjithsej 5 gola, duke shënuar gjithashtu në fitoret kundër Napolit dhe Atalantës.[23]
Në sezonin 2021–22, Zaccagni ndryshoi numrin e fanellës, duke marrë numrin 10 pasi më parë kishte numrin 20.[24][25] Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar një dopietë në humbjen 3–2 kundër Sassuolos.[26] Në javën e dytë të kampionatit, ai u aktivizua në humbjen 3–1 kundër Interit, e cila ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Veronës.
Lazio
Më 31 gusht 2021, Zaccagni u transferua te Lazio në formë huazimi për një sezon dhe me të drejtë blerje për 7 milion € plus 2 milion € bonuse.[27][28][29] Ai debutoi me klubin kryeqytetas në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit kundër Milanit, duke zëvendësuar Felipe Anderson në pjesën e dytë.[30] Më 16 shtator, Zaccagni bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke u aktivizuar në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të UEFA Ligës së Evropës kundër Galatasarayt.[31]
Më 12 dhjetor, Zaccagni shënoi golin e parë për Lazion në humbjen 2–1 kundër Sassuolos.[32][33] Pesë ditë më pas, ai shënoi sërisht, këtë herë në fitoren 3–1 kundër Genoas. Më 22 shkurt 2022, Zaccagni shënoi dopietën e parë si lojtari i Lazios në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Bolonjës.[34]
Karriera ndërkombëtare
Në nëntor 2020, Zaccagni mori ftesën e parë në kombëtaren italiane nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet kundër Estonisë dhe Polonisë, por nuk u aktivizua.[35] Debutimi i tij erdhi dy vite më pas në fitoren 3–2 në ndeshjen miqësore kundër Turqisë.[36]
Në qershor 2024, Zaccagni u ftua nga trajneri Luciano Spalletti për të marrë pjesë në UEFA Euro 2024.[37] Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Kroacisë, ai shënoi golin e barazimit në minutën e 98të duke i dhënë ekipit barazimin 1–1 dhe kualifikimin në fazën me eliminim direkt.[38][39]
Profili i lojtarit
Zaccagni mund të luaj si anësor i majtë, mesfushor-sulmues si dhe mbrojtës krahu.[40][41] Ai dallohet për teknikën e tij, vizionin e lojës dhe forcën fizike.[40] Kur luan në krah, Zaccagni kontribon në fazën sulmuese me krosimet e tij të sakta në zonë.[3] Ai është gjithashtu një lojtar dinamik, i cili ndihmon ekipin në fazën mbrojtëse.
Jeta personale
Më 20 qershor 2023, Zaccagni u martua me Chiara Nastin. Ata sëbashku kanë një djal, Thiago, i cili lindi në vitin 2022.[42]
Statistikat e karrierës
Klube
- Redaktuar më 22 dhjetor 2023[43]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Bellaria Igea | 2012–13 | Lega Pro Seconda Divisione | 6 | 0 | 2 | 0 | – | – | 8 | 0 | ||
Hellas Verona (huazim) | 2013–14 | Serie A | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 0 | 0 | ||
Venezia (huazim) | 2014–15 | Lega Pro | 33 | 1 | 3 | 0 | – | – | 36 | 1 | ||
Hellas Verona | 2015–16 | Serie A | 3 | 0 | 1 | 0 | – | – | 4 | 0 | ||
2016–17 | Serie B | 26 | 2 | 1 | 0 | – | – | 27 | 2 | |||
2017–18 | Serie A | 6 | 0 | 1 | 0 | – | – | 7 | 0 | |||
2018–19 | Serie B | 31 | 4 | 2 | 0 | – | – | 33 | 4 | |||
2019–20 | Serie A | 34 | 2 | 1 | 0 | – | – | 35 | 2 | |||
2020–21 | 36 | 5 | 1 | 0 | – | – | 37 | 5 | ||||
2021–22 | 2 | 2 | 1 | 0 | – | – | 3 | 2 | ||||
Gjithsej | 138 | 15 | 8 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 146 | 15 | ||
Cittadella (huazim) | 2015–16 | Lega Pro | 12 | 0 | 0 | 0 | – | 2[a] | 1 | 14 | 1 | |
Lazio (huazim) | 2021–22 | Serie A | 29 | 4 | 2 | 0 | 5[b] | 1 | – | 36 | 5 | |
Lazio | 2022–23 | Serie A | 35 | 10 | 2 | 0 | 8[c] | 0 | – | 45 | 10 | |
2023–24 | 15 | 3 | 0 | 0 | 5[d] | 0 | 0 | 0 | 20 | 3 | ||
Gjithsej | 79 | 17 | 4 | 0 | 18 | 1 | 0 | 0 | 101 | 18 | ||
Gjithsej karriera | 268 | 33 | 17 | 0 | 18 | 1 | 2 | 1 | 305 | 35 |
- Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
- Redaktuar më 24 qershor 2024[44]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2022 | 1 | 0 |
2023 | 2 | 0 | |
2024 | 4 | 1 | |
Gjithsej | 7 | 1 |
Golat me kombëtaren
- Redaktuar më 24 qershor 2024
- Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Zaccagni.[44]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 24 qershor 2024 | Red Bull Arena, Lajpcig, Gjermani | 7 | ![]() | 1–1 | 1–1 | UEFA Euro 2024 |
Trofe
Personale
- Goli i Vitit i Serie A: 2021[45]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.