From Wikipedia, the free encyclopedia
Mal Dula Bajraktari (1851-1914)[1] lindi ne Pac Bytyç te Malesise se Gjakoves ne nje familje me virtyte te larta patriotike. Ne çerekun e katert te shek.19-te është nje nga figurat me kryesore te malësisë se Gjakoves,ështe nje nga shtate delegatet ne lidhjen e Prizrenit: Binak Alia, Ali Ibra, Mal Dula, Ahmet Sadria, Halil Brahimi, Qerim Delia, Mic Sokoli. [2]Ne vitet 1878-1881 eshte prijesi i Djelmnis se Bytycit ne mbrojtjen e trojeve shqiptare se bashku me mbi 2000 forca te tjera te malesise se Gjakoves, ne mbrojtjen e Plaves dhe Gucise, ne mbrojtjen e Gjakoves, Hotit dhe Grudes sebashku me nipin e tij Mic Sokoli dhe komandante te tjere Binak Alia, Ali Ibra, Halil Brahimi, jane ne krye te forcave malesore per mbrojtjen e trojeve shqiptare.[3] Mal Dula me djelmnine e Bytyçit e Berishes dallohet ne betejen e Velikes si nje udheheqes luftarak i shquar. Mal Dula, Halil Brahimi, Ahmet Sadria,Tahir Nimani jane ne krye te forcave te Gashit, Bytyçit e Berishes ne sulmin kunder forcave te Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Luftoi deri ne fund ne mbrojtje te lidhjes se Prizrenit kur ajo u shtyp me force! Gjatë viteve 1871 - 1873 kemi beteja të zhvilluara kundër forcave turke në Gjakovë e rrethina, në Deçan e deri në Pejë, ku forcave të Malësisë së Gjakovës u prinin Mal Dul Bajraktari,Haxhi Brahim Bajraktari, Binak Alia, Man Avdia, etj. Kontribut të shquar dha Malësia e Gjakovës në zhvillimet e Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe në të gjitha betejat që zhvilluan forcat e kësaj Lidhjeje kundër fuqive osmane dhe atyre serbo – malzeze, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Rol të spikatur në këtë periudhë patën Binak Alia e Mic Sokoli, Mal Dula,Halil Brahimi e Ali Hoxha, Ali Ibra e Ahmet Sadria, Shpend Zeqiri, Prel Tuli etj. Malazezët kishin kerkuar takim me të parët e Rekës, Malsisë, Pejës, Gjakovës e Rugovës.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
[4]Nga Malsia e Gjakovës shkuan 7 burra Ali Ibra,Binak Alia, Qerim Delia, Mal Dula,Halil Brahimi, Ahmet Sadria e Mic Sokoli.
Dergata malazeze drejtohej nga Teodor Milani ( vëllai i Mark Milanit).
Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka,Mal Dula [Bajraktari i Bytyçit]Kadri Bajri (Bajraktari i Rugovs), Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta.
[5]Në betejat për mbrojtjen e tokave shqiptare në Plavë e Guci, në vitet 1872 dhe 1875, morën pjesë rreth 3 000 luftëtarë nga Malësia e Gjakovës. Në këto luftime të rrepta pati të vrarë nga të tana fiset e Malësisë së Gjakovës, midis të cilëve edhe bajraktari i Gashit, Haxhi Brahimi.
Kontribut të shquar dha Malësia e Gjakovës në zhvillimet e Kuvendit të Prizrenit, më 10 qershor 1978, dhe në të gjitha betejat që zhvilluan forcat e kësaj Lidhjeje kundër fuqive osmane dhe atyre serbo – malzeze, që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Rol të spikatur në këtë periudhë patën Binak Alia e Mic Sokoli, Halil Brahimi e Ali Hoxha, Ali Ibra e Ahmet Sadria, Shpend Zeqiri, Mal Dula, Prel Tuli etj.
[6]Në betejën e vitit 1871, vullnetarët nga Nikaj-Mërturi, janë grumbulluar në vëndtakimin e vjetër të luftës që quhet “Kodra e Bek Selimit” të Paplekajve. Nga aty, nën drejtimin e Bash Bajram Perpalit, Deli Bekë Vatnikajt, Bek Selim Paplekajt, kanë kaluar nga Qafa e Kolçit për me u bashkue me vullnetarët e tjerë që vinin nga Gashi, nga Krasniqja, nga Bytyçi dhe nga Berisha. Takimi i përgjithshëm i luftetarëve që niseshin për në beteja, bëhëj tek vendi i quajtur “Vorret e Shalës”, është një livadh i madh që ndodhet në dalje të Cërnicës.
Ndërsa në krye të forcave vullnetare të Gashit, Bytyçit dhe Berishës, kanë qendruar Halil Brahimi, Ali Hoxha, Adem Selmani, Mal Dula, Niman Uka (flamurtari i Bytyçit), Brahim Bardhi, etj. Vullnetarët e këtyre vllaznive dhe fiseve kanë ndjekur rrugën e vjetër që në atë kohë kalonte nga Lumi i Tropojës, për në Sylbicë, më tej kalonte në Dobërdol, në Koplavë dhe kanë arritur në Plavë.
Në krye të forcave të tjera të Krasniqës dhe të Nikaj-Mërturit, kanë qënë: Man Avdi Mulosmani (flamurtari i Krasniqës 1863-1885), Binak Alia, Sokol Rama, Ali Ibra, Haxhi Brahim Bajraktari, Mal Dul Bajraktari, Shaqir Curri, Qerim Delia, Hoxhë Dollapi, Bash Bajram Përpali, Deli Bek Vatnikaj, Tahir Progni, Bek Selimi, etj. Forcat e Krasniqës dhe të Nikaj-Mërturit, kanë ndjekur rrugën tjetër që kalonte nga Gryka e Dragobisë për në Çerem, në Qafë Bori, në Vuthaj dhe kanë mbërritur në vendtakimin e përbashkët në Guci.
Rruga nga Vorret e Shalës deri tek kroni i Ali Pashë Gucisë në Plavë, në atë kohë është bërë për 5-6 orë. Vullnetarët e nisur nga Vorret e Shalës dhe nga vendet e tjera të Mirditës, të Pukës, të Hasit, të Luginës së Drinit, etj, grumbulloheshin tek vendi i quajtur “Kroni i Ali Pash Gucisë” që ndodhet rreth 5 km nga Plava.
Më 21.04.1912 në Krumë u mbajt Kuvendi I IV (katër) bajraqeve ku morën pjese 20 përfaqësues nga bajraqet e Hasit, Bytycit dhe Rekes. Nga Bytyci moren pjese Mal Dula Bajraktari, Miftar Matoshi, Ajdin Zeneli, Elez Hoxha. Këta kërkuan me shkrim nga porta e lart që shqiptareve t’ju kthehen armët, shërbimi ushtarak të behej në vend, mësimi në shkolla të behej në Gjuhan shqipe, kudo te ngrihet flamuri shqiptare, nepunesit medoemos të njohin gjuhën shqipe, aminstimi i te burgosurve politike dhe t’u kompensohen shqiptareve dëmet e bëra nga ushtria turke gjate këtyre viteve. Me 21-28 maj 1912 u mbajt Kuvendi i Junikut ku u vendos që përveç vendimeve të marra në Krume edhe dy kërkesa me rendësi jetike si : Caktimi i kufijve të shtetit Shqiptar dhe garantimin nga shtetet e medha. Ne Junik u vendos për fillimin e kryengritjes se armatosur e cila do te qonte në largimin perfundimtar të turqve nga tokat shqipetare.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.