Mahmud Abas

From Wikipedia, the free encyclopedia

Mahmud Abas
Remove ads

Mahmud Abas (Arabisht: مَحْمُود عَبَّاس; lindi më 15 nëntor 1935) gjithashtu i njohur me Kunjen e tij Ebu Mazen (Arabisht: أَبُو مَازِن‎) është presidenti i Shtetit të Palestinës dhe Autoritetit Kombëtar të Palestinës.[2] Ai ka qenë kryetari i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) që nga 11 nëntori 2004 dhe presidenti palestinez që nga 15 janari 2005 (Autoriteti Kombëtar i Palestinës që nga 15 janari 2005 dhe Shteti i Palestinës që nga 8 Maj 2005). Abas është anëtar i partisë Fatah dhe u zgjodh kryetar i Fatahut në vitin 2009.

Fakte të shpejta Presidenti i Autoritetit Kombëtar të Palestinës, Kryeministri ...
Remove ads

Jeta personale dhe edukimi

Mahmud Abas lindi më 15 nëntor 1935 në Safed, në rajonin e GalilesëMandatit të Palestinës (tani Izrael). Familja e tij u arratis në Siri gjatë luftës në Palestinë 1948.[3] Para se të shkonte në Egjipt, Abas u diplomua në Universitetin e Damaskut, ku studioi për drejtësi.

Abas më vonë hyri në studime pasuniversitare në Universitetin Patrice LumumbaMoskë, ku fitoi një gradë Kandidat i Shkencave (ekuivalenti sovjetik i PhD).[4][5]

Ai është i martuar me Amina Abas dhe kanë tre djem. Më i madhi, Mazen Abas, drejtoi një kompani ndërtimi në Doha dhe vdiq në Katar nga një sulm në zemër në vitin 2001 në moshën 42 vjeç.[6] Djali i tyre i dytë është Jaser Abas, një biznesmen kanadez i cili u emërua pas Jaser Arafat. Djali i vogël është Tarik, një ekzekutiv i biznesit. Abas ka tetë nipër e mbesa, gjashtë prej të cilëve janë pjesë e iniciativës Farërat e Paqes duke i sjellë ata në kontakt me izraelitë të rinj.[7]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads