futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Mërgim Mavraj (lindur më 9 qershor 1986) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan qëndër-mbrojtës për klubin gjerman FC Ingolstadt dhe kombëtaren shqiptare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Mërgim Mavraj | ||
Datëlindja | 9 qershor 1986 | ||
Vendlindja | Hanau, Gjermani | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | FC Ingolstadt | ||
Numri | 15 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1996–1997 | Sportfreunde Seligenstadt | ||
1997–2003 | Kickers Offenbach | ||
2003–2004 | SG Rosenhöhe Offenbach | ||
2004–2005 | SV Darmstadt 98 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2007 | SV Darmstadt 98 | 38 | (2) |
2007–2008 | VfL Bochum II | 8 | (1) |
2007–2010 | VfL Bochum | 65 | (1) |
2011–2014 | SpVgg Greuther Fürth | 105 | (3) |
2014–2016 | 1. FC Köln | 43 | (0) |
2015 | 1. FC Köln II | 4 | (0) |
2017–2018 | Hamburger SV | 31 | (0) |
2018 | Aris | 5 | (0) |
2019– | FC Ingolstadt | 1 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Gjermania U20 | 1 | (0) |
2007–2009 | Gjermania U21 | 2 | (0) |
2012– | Shqipëria | 48 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2018 |
Ai u bashkua me skuadrën e tij të parë, Sportfreunde Seligenstadt në vitin 1996 përpara se të bashkoheshe me Kickers Offenbach në vitin 1997, ku ai luajti gjashtë vite deri në vitin 2003. Ai e shpenzoi sezonin 2003–04 te Rosenhöhe Offenbach përpara se të kalonte te SV Darmstadt 98, ku luajti me skuadrën U–19 për sezonin 2004–05. Ai u bë një lojtar kyç për skuadrën nën-19, duke luajtur si titullar në 23 ndeshje në ligë dhe duke shënuar tre gola, por skuadra e tij e mbylli sezonin në vendin e fundit duke fituar vetëm katërt ndeshje nga 26 të luajtura.
Mavraj u promovua në skuadrën e parë të SV Darmstadt 98 gjatë sezonit 2005–06 dhe bëri debutimin e tij si profesionist më 18 Mars 2006 kundër SC Pfullendorf në Fußball-Regionalliga Süd. Ai e nisi ndeshjen në mbrojtje, por doli jashtë me karton të kuq në minutën e 51 pasi mori kartonin e dytë të verdhë, me skuadrën që mori një humbjen 3–1 jashtë fushe. Gjithsej gjatë sezonit 2005–06 ai luajti 13 ndeshje dhe shënoi dy gola, duke ndihmuar skuadrën që ta mbyllte sezonin në vendin e pestë. Sezoni i rradhës do të ishte sezoni i tij i parë si futbollist profesionist, ku ai luajti 25 ndeshje në ligë, pa mundur të shënojë gol. Performancat e tij të mira në pjesën e parë të sezonit nuk u lanë pa u parë nga trajneri i kombëtares gjermane U–21 Dieter Eilts, i cili e thirri atë për të luajtur një ndeshje miqësore kundër Italisë U–21 në shkurt 2007. Sezoni 2006–07 do të ishte një sezon i paharrueshëm të mbrojtësin, pavarësisht se skuadra e tij e mbylli sezonin në vendin e 16-të.
Pas performancave të mira me SV Darmstadt 98, Mavraj u transfrua te VfL Bochum në Bundesligë për 350.000 mijë €. Ai në fillim u vendos për të luajtur me skuadrën e dytë të klubit e cila luante në Oberliga Westfalen. Gjatë pjesës së mbetur të sezonit 2007–08, ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol. Mavraj bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 10 maj 2008, duke luajtur 11 minutat e fundit në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Karlsruher SC.[1] Shtatë ditë më vonë, ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe shënoi golin e parë në Bundesligë kundër Hansa Rostock, megjithatë, skuadra vizitore ishte në gjëndje për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar me rezultatin 1–2.[2]
Në janar 2011, Mavraj u transferua te Greuther Fürth për gjysmën e dytë 2010–11 për shifrën e 200.000 mijë €. Ai luajti 13 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol. Ne sezonin 2011–12, ai do të ndihmonte skuadrën që të ngjitej në ligen me te lart të futbollit gjerman, në Bundesliga. Ai në sezonin 2011–12 luajti 36 ndeshje dhe shenoi tre gola (dy në ligë & një në kupë). Ai ishte nje nga shtyllat e mbrojtjes ate sezon.
Më 7 gusht 2012, Mavraj u bë kapiteni i ri i skuadrën pasi e mori këtë status nga mbrojtesi Thomas Kleine, i kishte deshirë që të behëshin zgjedhje për kapitenin e skuadrës.[3] Mavraj fitoi me votim të fshehtë, ku bënin pjesë edhe lojtarë të tjerë si Thomas Kleine, Gerald Asamoah, Stephan Fürstner dhe Milorad Peković.[4] Në sezonin 2012–13, Mavraj nuk arriti dot t'a shpëtonte skuadrën që të binte një ligë më poshtë. Ai luajti 32 ndeshje ne Bundesligë pa mundur të shënojë ndonjë gol. Greuther Fürth e përfundoi sezonin në vendin e fundit me 21 pikë dhe katër fitore në 34 ndeshje.
Greuther Fürth e përfundoi 2013–14 Bundesliga 2 në vendin e tretë duke u kualifikuar për në ndeshjet play-off ku ata u ndeshën me Hamburgun, i cila e kishte përfunduar sezonin në Bundesligë në vendin e 16-të.[5] Ai luajti në të dyja ndeshjet kundër Hamburgut, me ndeshjen e parë në fushën kundërshtare e cila përfundoi pa gola,[6] kurse ndeshja e kthimit u mbyll në barazimin 1–1,[7] gjë që solli eleminimin e Greuther Fürth me rregullin e golit jashtë fushe.[8]
Mavraj e përfundoi sezonin me 30 paraqitje në të gjitha kompedicionet, përfshirë një ndeshje e luajtur në DFB-Pokal. Pasi skuadra humbi mundësinë për t'u ngjitur në Bundesligë, Mavraj lajmëroi se do të largohej nga klubi.[9]
Mavraj deklaroi se nqs Greuther Fürth nuk do të siguronte ngjitjen për në Bundesligë, ai do të largohej nga klubi pavarësisht se kontrata e tij skandonte më 30 qershor 2014.[9] Më 19 maj, ai u transferua te skuadra e sapongjitur & fituese e 2. Bundesliga FC Köln, duke firmosur një kontratë tre vjeçare deri më 30 qershor 2017.[10][11]
Më 5 shtator 2018, Mavraj u largua për herë të parë nga Gjermania për të firmosur një kontratë dy-vjeçare me klubin grek Aris.[12]
Mavraj është një gjëndje për të luajtur me kombëtaren shqiptare për shkak se prindërit e tij ishin Shqiptarë etnik nga Kosova. Ai filloi aplikimin për shtetësinë shqiptare në shtator 2006 sëbashku me sulmuesin Besart Berisha, pas rekomandimit të Hans-Peter Briegel përpara se të largohej nga roli i tij si trajneri i kombëtares. Mavraj u përfshi për herë të parë me kombëtaren shqiptare në vitin 2006 kur ai ishte 19 vjeç nga një grumbullim i talentëve të rinjë nga FSHF-ja dhe trajneri i kombëtares Otto Barić, i cili e vlersoi atë dhe e pyeti për t'i dhënë pasaportën shqiptare. Mavraj më pas u thirr nga kombëtarja shqiptare U–21 por ai refuzoi sepse dëshironte të luante direkt me kombëtaren e parë, duke u ndjerë i nënvlerësuar nga FSHF-ja.[13][14]
Pas refuzimit të tij për të përfaqsuar Shqipërinë në shkurt 2007, ai mori shtetësinë gjermane dhe në të njëjtin muaj menjëherë u bashkua me kombëtaren gjermane U–21. Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren U–21 më 21 shkurt 2007 në një ndeshje miqësore kundër Italinë U–21, duke hyrë në fushë në minutën e 67 si zëvëndësuesi i mbrojtësit Torben Joneleit, kurse ndeshja përfundoi në barazim pa gola. Pas debutimit të tij me kombëtaren U–21, ai kishte probleme për t'u bashkuar në skuadër dhe nuk u rikthye për dy vite. Ndeshja e rradhës dhe e fundit me Gjermaninë U–21 erdhi më 31 Mars 2009 në barazimin 1–1 kundër Bjellorusisë U–21, me Mavrajn i cili luajti 90 minuta.
FSHF i dha Mavrajt një mundësi për të luajtur futboll ndërkombëtarë me skuadrën e parë të Shqipërisë pasi trajneri i kombëtares Josip Kuže e thirri atë për një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Irlandës së Veriut më 3 Mars 2010.[15] Kjo ishte thirrja e parë për të, të cilën ai e pranoi. Megjithatë, vetëm një ditë para takimit me shokët dhe stafin drejtues për t'u bërë gati për ndeshjen, Mavraj u tërhoq dhe nuk u shfaq, më shumë për mospëlqimin e FSHF-së dhe tifozave shqiptar, të cilët e quanin atë tradhtar për shkak se e kishte refuzuar kombëtaren dy herë. Vetëm Mavraj kundërshtoi se kishte refuzuar kombëtaren shqiptare, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur të ardhmen e tij ndërkombëtare, por FSHF deklaroi se Mavraj nuk do t'i lejoheshe kurrë për të luajtur me kombëtaren shqiptare në të ardhmen.[16]
Ndryshimi i papritur i mendjes erdhi nga një telefonatë për thirrjen e tij nga Matthias Sammer, i cili ishte drejtori teknik i Federatës Gjermane së Futbollit në atë kohë. Sammer i tregoi Mavrajt se ai mund të kishte një të ardhme në kombëtaren gjermane dhe se ai mund të ishte një konsidereta për kombëtaren gjermane në Kupën e Botës 2010. Megjithatë, pas vështirësive të klubit të tij VfL Bochum dhe rënjes në 2. Bundesliga në fund të sezonit 2009–10, bëri që ëndërra e Mavraj për të luajtur me Gjermaninë të bëhej e pavërtetë.
Pas performancave të tij të mira me klubin e ri Greuther Fürth, ai tërhoqi vëmëndjen e FSHF-së për të tretën herë, por këtë herë më shumë pasi Shqipëria kishte nevojë për një mbrojtës me kualitet. Pavarësisht se e bëri të qartë se Mavraj nuk do të luante kurrë me Shqipërinë, FSHF-ja i hapi dyert mbrojtësit edhe një herë. Ai deklaroi publikishte se do të ishte i gatshëm për thirrjen nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore kundër Katarit dhe Iranit.[17]
Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare kundër Katarit më 22 maj 2012 në Campo de Fútbol de Vallecas të Madridit, duke kontribuar në fitoren 2–1.[18]
Ai bëri debutimin e tij në ndeshje zyrtare më 7 shtator 2012 në ndeshjen hapëse të kualfikueseve të Kupës së Botës 2014 kundër Qipros, duke luajtur 90 minuta në triumfin 3–1 në Qemal Stafa.[19]
Mavraj shënoi golin e parë me kombëtaren shqiptare më 8 qershor 2014 kundër San Marinos, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 28, me ndeshjen që u mbyll me fitoren e Shqipërisë me rezultatin 3–0 jashtë fushe.[20]
Mavraj ishte një nga 24 lojtarët e thirrur për ndeshjen e parë kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Portugalisë.[21] Më 7 shtator 2014, ai e nisi ndeshjen si titullar dhe ndihmoi kombëtaren për të marrë një fitore 0–1 për Shqipërinë që mposhti për herë të parë në histori Portugalinë.[22] Performanca e tij e shkëlqyer në atë ndeshje bëri që të ishte në formacionin më të mirë të UEFA-s për javën e parë të kualifikueseve sëbashku me Taulant Xhakën.[23]
Më 14 nëntor 2014, Mavraj shënoi golin e dytë me kombëtaren në "ndeshjen miqësore të Grupit E kundër vendit mikpritës të Euro 2016 Francës. Ai shënoi golin e avantazhit 1–0 në minutën e 40 me një goditje me kokë pas një krosimi në zonë të Elseid Hysaj, me ndeshjen e cila në fund u mbyll me barazimin 1–1, duke siguruar një tjetër rezultat historik.[24] Ai u shpall lojtari më i mirë i Shqipërisë nga mediat franceze.[25]
Mavraj ka lindur në Hanau të Gjermanisë Perëndimore nga prindër etnik shqiptarë nga Kosova.
Redaktuar më 2 nëntor 2014 [26][27]
Performanca | Liga | Kupa | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola |
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Gjithsej | |||||
2005–06 | SV Darmstadt 98 | Regionalliga Süd | 13 | 2 | – | 13 | 2 | |
2006–07 | 25 | 0 | – | 25 | 0 | |||
2007–08 | VfL Bochum II | Oberliga Westfalen | 7 | 1 | – | 7 | 1 | |
2008–09 | Regionalliga West | 1 | 0 | – | 1 | 0 | ||
2007–08 | VfL Bochum | Bundesliga | 2 | 1 | 0 | 0 | 2 | 1 |
2008–09 | 23 | 0 | 0 | 0 | 23 | 0 | ||
2009–10 | 27 | 0 | 1 | 0 | 28 | 0 | ||
2010–11 | 2. Bundesliga | 13 | 0 | 1 | 0 | 14 | 0 | |
2010–11 | SpVgg Greuther Fürth | 13 | 0 | 0 | 0 | 13 | 0 | |
2011–12 | 31 | 2 | 5 | 1 | 36 | 3 | ||
2012–13 | Bundesliga | 32 | 0 | 1 | 0 | 33 | 0 | |
2013–14 | 2. Bundesliga | 29 | 1 | 1 | 0 | 30 | 1 | |
2014–15 | Köln | Bundesliga | 3 | 0 | 0 | 0 | 3 | 0 |
Gjithsej | Gjermani | 219 | 7 | 9 | 1 | 228 | 8 | |
Gjithsej karriera | 219 | 7 | 9 | 1 | 228 | 8 |
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Shqipëria | |||
2012 | 8 | 0 | |
2013 | 6 | 0 | |
2014 | 8 | 2 | |
2015 | 1 | 1 | |
2016 | 11 | 0 | |
2017 | 6 | 0 | |
2018 | 8 | 0 | |
Gjithsej | 48 | 3 |
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultai | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 8 qershor 2014 | Serravalle Stadium, Serravalle, San Marino | San Marino | 1–0 | 3–0 | Ndeshje Miqësore |
2 | 14 nëntor 2014 | Stade de la Route de Lorient, Rennes, Francë | Franca | 1–0 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
3 | 29 mars 2015 | Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri | Armenia | 1–1 | 2–1 | Kualifikueset e UEFA Euro 2016 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.