Lucio Battisti ( lindi në Poggio Bustone me 5 mars të vitit 1943 dhe vdiq në Milano me 9 shtator 1998) ishte një autor këngësh, kompozitor, multi-instrumentalist dhe producent disqesh muzikore italian.

 

Në mesin e muzikantëve dhe autorëve të këngëve më me ndikim dhe më inovatorë italianë u konsiderua si njëri prej personaliteteve më të rëndësishme dhe më eminente në historinë e muzikës italiane, qoftë si kompozitor dhe interpretues i vetë këngëve të tij, qoftë si kompozitor për artistë të tjerë. Në tërë karrierën e tij ka shitur më shumë se 25 milionë disqe muzikore.

Kitarist i zoti, i famshëm ndër të tjera edhe për rëndësinë e madhe që u kushtonte detajeve dhe akordeve muzikore, muzika e tij  ka shënuar një kthesë  vendimtare në muzikën pop\rok italiane. Lucio Battisti e zhvilloi dhe e ripëtriu në çdo pikëpamje këngën tradicionale ose klasike italiane, shpeshherë duke e kombinuar atë me zhanre tjera muzikore si: Rhythm and blues,Progressive rock ,elektropop, Folk music, Soul music, Beat etj.

Falë përshtatjes së përkryer të muzikës së tij me tekstet e shkruara nga Mogol, ku gjendeshin edhe elemente nga  letërsia hermetike, Battisti ka krijuar  një epokë të re të kulturës muzikore dhe të kostumeve italiane, duke futur në këngët e tij tema që atëherë konsideroheshin të vjetra dhe jashtë mode ( si p.sh ndjenjat e njeriut dhe ngjarjet e jetës së përditshme), me një stil jashtëzakonisht poetik. Lucio Battisti dinte të gjente tema krejtësisht të reja e të pazakonshme, shpeshherë edhe kundërshtuese mes tyre, sidomos në periudhën e suksesshme të bashkëpunimit të tij me  Pascquale Panella.



Për këto arsye, Battisti sot me të drejtë njihet si gjeniu i muzikës italiane si edhe pikë referimi për skenën muzikore italiane. Fama e tij duket sikur po shtohet vazhdimisht edhe jashtë kufijve kombëtarë , gjë që është meritë edhe e disa albumeve dhe këngëve solo të tij të incizuara në spanjollisht, anglisht, frëngjisht e gjermanisht, të shkruara e të interpretuara nga vetë ai .

Lucio Battisti kishte një talent të veçantë interpretativ dhe një zë të jashtëzakonshëm. Ai ishte gjithashtu një person i rezervuar dhe i tërhequr në vete. Gjatë karrierës së tij, ka  dalur në skenë shumë rrallë para publikut. Më vonë ka punuar për shtypin duke u shfaqur kështu gjithnjë e më rrallë në skenë deri atëherë kur vendosi përfundimisht ta braktisë skenën , duke mos dalë më madje as në kopertinat e albumeve të tij.

Këngët  më të njohura të Lucio Battisti-t janë:  E penso a te , Con il nastro rosa , Ancora tu, Amarsi un po’, La canzone del sole, Mi ritorni in mente, Un’avventura, La collina dei ciliegi ecc.

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.