Loznica
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Loznica (Serbisht: Лозница, shqiptohet [lǒznitsa]) është një qytet i vendosur në distriktin Maçva të Serbisë perëndimore. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina. Në vitin 2022 qyteti kishte një popullsi gjithsej prej 19,515, ndërsa zona administrative kishte një popullsi prej 72,062.
Loznica
Лозница | |
---|---|
Qyteti i Loznicës | |
Nga lart: Pamje panoramike e Loznicës, Muzeu i qytetit të Loznicës, Qendra Kulturore,, Shkolla fillore "Anta Bogićević", Kisha e Hyjlindëses së Shenjtë, monumenti i Betejës së Drinës në malin Guçevo, Corso në Loznicë | |
Koordinatat: 44°32′00″N 19°13′33″E | |
Vendi | Serbia |
Rajoni | Shumadia dhe Serbia Perëndimore |
Distriktet administrative të Serbisë | Maçva |
Vendbanimet | 52 |
Qeveria | |
• Kryetari | Vidoje Petroviq (SNS) |
Sipërfaqja | |
• Urban | 9,45 km2 (365 sq mi) |
• Administrativi | 612 km2 (236 sq mi) |
Lartësia mbidetare | 121 m (397 ft) |
Popullsia (2022 census)[2] | |
• Vendi | e 18-ta në Serbi |
• Urban | 19.515 |
• Dendësia (Urban) | 0.021/km2 (0.053/sq mi) |
• Administrative | 72.062 |
• Dendësia (Administrative) | 012/km2 (030/sq mi) |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Postal code | 15300 |
Kodi i zonës | +381(0)15 |
Kodi ISO 3166 | SRB |
Targat e automjeteve | LO |
Faqja zyrtare | www |
Emri i qytetit rrjedh nga fjala "loza" që në gjuhën serbe domethënë verë. Nga origjina, emri i saj ishte Lozica që domethënë verë e vogël, por më vonë u bë Loznica.
Loznica ndodhet në perëndim të Serbisë afër kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinës. Shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drina.
Loznica ka një klimë të lagësht subtropikale me dimër të ftohtë, shpesh shumë të ftohtë për shkak të erërave malore të maleve të afërta dhe verë të ngrohtë deri të nxehtë. Kur ajri i nxehtë nga Deti Adriatik fillon të hyjë në brendësi, në veri-lindje ai ngrihet mbi pengesave malore (Zlatar dhe Zlatibor), duke fituar efekt jet dhe duke vazhduar me shpejtësi në pjesët perëndimore të Serbisë.
Përveç Loznicës, qyteti përfshin vendbanimet e mëposhtme:
Fabrika më e madhe në Loznicë është "HI Viskoza Loznica", i cili u themelua në vitin 1957 i cili ka mbi 10,000 puntorë (1981), në kohën kur qyteti kishte 18000 banorë. Prodhimi i rimorkiove ishte kryesisht në fabrikën "FAK Loznica", ndërsa prodhimi i tekstilit në "Moda" Loznicë.
Prodhuesi italian i çorapeve dhe të brendshmeve për femra "Golden Lady" ka një fabrikë në Loznicë, e cila eksporton në vendet e Bashkimit Evropian. Për momentin në fabrikë janë të punësuar 550 punëtorë.
Gjithashtu, një nga depozitat më të mëdha të litiumit (miniera e Jadarit) në Serbi me rezerva totale prej 125.3 milionë tonë ndodhet në Loznicë.
Tabela e mëposhtme jep një pamje paraprake të numrit total të personave të regjistruar të punësuar në subjektet juridike për aktivitetin e tyre kryesor (që nga viti 2018):
Veprimtaria | Gjithsej |
---|---|
Bujqësi, pylltari dhe peshkim | 153 |
Miniera dhe gurore | 33 |
Prodhimtaria | 4,617 |
Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar | 238 |
Furnizim me ujë; aktivitetet e kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe riparimit | 253 |
Ndërtimtaria | 1,198 |
Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave | 2,867 |
Transporti dhe magazinimi | 730 |
Shërbimet e akomodimit dhe ushqimit | 730 |
Informacioni dhe komunikimi | 183 |
Veprimtari financiare dhe sigurimesh | 196 |
Veprimtaritë e pasurive të paluajtshme | 21 |
Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike | 546 |
Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse | 261 |
Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimet shoqërore të detyrueshme | 920 |
Arsimi | 1,140 |
Shëndeti i njeriut dhe aktivitetet e punës sociale | 1,879 |
Arte, argëtim dhe rekreacion | 221 |
Veprimtari të tjera shërbimi | 383 |
Punëtorët individualë të bujqësisë | 1,065 |
Gjithsej | 17,634 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.