From Wikipedia, the free encyclopedia
Tirupati është një qytet në distriktin Chittoor të shtetit indian Andra Pradesh. Është një qytet dhe ndërmarrje bashkiake si dhe qendër e mandalit urban Tirupati dhe e divizionit Tirupati. Tirupati është vendqëndrimi i faltoreve të famshme vaishnavite Tempullit Venkateswara dhe shumë tempujve të tjerë të lashtë. Më poshtë do të paraqitet një listë e tempujve hindu që gjenden në Tirupati.
Tempulli Tirumala Venkateswara është një tempujt vaishnavit më të pasur në botë kushtuar zotit Venkateswara.[1] Tempulli është i vendosur në një lartësi prej 853 metrash mbi kodrat Tirumala të vargut kodrinor Seshachalam. Besohet se është që nga vitit 300 p.e.s.
(Vendndodhja 13°41′00.7″N 79°20′50.5″E)
Tempulli Padmavathi në Tiruchanur është një tempull i kushtuar hyjneshës Alamelu (Padmavathi) ose Alamelumanga, gruaja e zotit Venkateswara. Tiruchanuri, një rrethinë e Tirupatit në një largësi prej 5 km. Këtu ndodhet edhe një tempull kushtuar zotit Surya Narayana përballë Pushkarinit.
(Vendndodhja 13°36′28.3″N 79°27′00.0″E)
Tempulli Govindaraja në Tirupati është një tempull kushtuar Sri Govindaraja Swamy-t i cili është vëllai i zotit Venkateswara. Tempulli u inaugurua në vitin 1130 nga shenjti vaishnavit Ramanujacharya. Përpara Sri Govindaraja Swamy-t, hyjnia kryesore e tempullit ishte Sri Parthasarathy Swamy. Tempulli gjendet në zemër të qytetit. Ka një gopuram me shtatë kate me 11 kalasa dhe të datuara midis shekujve të XIV dhe XV. Ky tempull është një nga tempujt më të mëdhenj në distriktin e Chittoorit.[2]
(Vendndodhja 13°37′48.7″N 79°24′59.4″E)
Kapila Theerthami është vendi i shenjtë i ujëvarave të Tirupatit të emërtuara sipas Kapila Munit. Ajo bujt Tempullin Kapileswara që i është kushtuar zotit Shiva dhe hyjnia adhurohet si Kapileswara. Ujëvarat derdhen drejtpërdrejtë nga shkëmbinjtë e kodrës në pellgun përballë tempullit. Tempulli dhe ujëvarat janë konsideruar si tepër të shenjta. Madhështia e hyjnisë së tempullit gjendet në mbishkrimet Kulothunga Chola të shekullit të X. Tempulli administrohet nga Tirumala Tirupati Devasthanamët.
(Vendndodhja 13°39′21.2″N 79°25′15.4″E)
Tempulli Thathayyagunta Gangamma është një tempull i kushtuar hyjneshës Gangamma, Gramadevata e Tirupatit. Tempulli është një nga tempujt e lashtë në zemër të qytetit. Ngjarja më ogur-mbarë është festa Tirupati Ganga Jatara që festohet çdo vit në muajin maj në këtë tempull. Aktivitetet e tempullit mbikqyren nga Thathayya Gunta Gangamma Devastanami.[3]
(Vendndodhja 13°38′02.3″N 79°25′24.2″E)
Tempulli Kalyana Venkateswara në Srinivasamangapuram gjendet 12 km larg Tirupatit. Tempulli që quhet edhe Srinivasa Mangapuram i është kushtuar zotit Venkateswara, i njohur edhe si Prasanna Venkateswara ose Kalyana Venkateswara. Tempulli është i lidhur me Tirupatin me linja autobusi.
(Vendndodhja 13°36′40.5″N 79°19′39.6″E)
Tempulli Kodandarama në Tirupati i njohur edhe si Tempulli Sri Kodandarama Swami gjendet brenda qyteti të Tirupatit. Tempulli i shekullit të X i është kushtuar zotit Rama, një mishërim i Vishnut bashkë me Sitan dhe Lakshmanan. Bramhotsavami në këtë tempull zhvillohet në muajin e Falgunit (mars–prill).
(Vendndodhja 13°38′06.8″N 79°24′58.6″E)
Tempulli Prasanna Venkateswara në Appalayagunta është një nga tempujt e lashtë vaishnavitë, i vendosur në një largësi prej 16 km nga Tirupati. Tempulli i është kushtuar adhurimit të Venkateswaras, një avatar i zotit Vishnu. Në këtë tempull të shekullit të XI, dora e djathtë e Venkateswaras do të jetë në gjestin prasanna (bekimi Abhaya) në vend të gjestit të zakonshëm varada në tempujt e tjerë të Venkateswaras dhe kështu mori emrin Tempulli Prasanna Venkateswara.
Tempulli Sri Parasurameswara është një nga tempujt më të lashtë në, kushtuar zotit Shiva. Gjendet në fshatin Gudimallam që është 15 km nga Tirupati. Rëndësia kryesore e tempullit qëndron në Lingan që është vendosur në Garbhagrihan e tempullit dhe e konsideruar si unike për paraqitjen e saj natyrore.[4] Kjo është konsideruar si Linga më e hershme e zbuluar deri tani dhe i është caktuar se i përket shekullit III p.e.s..[4] Emri i tempullit është përmendur në mbishkrime si Tempulli Parasurameswara. Këta mbishkrime nuk i përmendin ndërtuesit fillestarë të tempullit, por regjistrojnë dhurimet e bëra për tempullin si toka, para dhe lopë për zhvillimin e adhurimit të përditshëm në tempull. Përgjatë gërmimeve të zhvilluara në vitin 1973 dolën në dritë copa enësh të zeza dhe të kuqe të shekullit të II dhe të III të e.s.. Përveç këtyre janë zbuluar edhe pjesë qeramike të periudhës Andhra Satavahana (afërsisht nga shekulli i I deri në të II e e.s.) dhe tulla të mëdha me përmasa 42 x 21 x 6 cm. të të njëjtës periudhë. Në këtë mënyrë disa historianë ia caktojnë tempullin periudhës Satavahana.
(Vendndodhja 13°36′12.7″N 79°34′38.2″E)
Tempuj të tjerë të famshëm në Tirupati përfshijnë Alipiri Padala mandapamin dhe Tempullin ISKCON Hare Krishna, Mukkoti.
Tempulli Srikalahasteeswara është një tempull i shekullit të V kushtuar zotit Shiva, si Kalahastiswara, i vendosur në brigjet e lumit Swarnamukhi. Është 36 km nga Tirupati dhe është i lidhur nga linja me autobusë të shpejtë. Adhuruesi i shquar i zotit Shiva, Kannappa, këtu arriti shpëtimin. Është i famshëm për Vayu Lingan e tij, një ngta Panchabhoota Sthalamët, që përfaqëson erën. Tempulli është gjithashtu i lidhur me Rahun dhe Kethun (nëntë grahamët ose trupat qiellorë skemën astrologjike indiane).
(Vendndodhja 13°44′59.0″N 79°41′53.7″E)
Tempulli Vinayaka në Kanipakam ose Tempulli Sri Varasidhi Vinayaka Swamy është një tempull i shekullit të X kushtuar zotit Ganesha. Gjendet në qytezën e Kanipakamit dhe është në një distancë prej 75 km nga Tirupati.[5] Sipas legjendës hyjnia kryesuese besohet se është Swayambhu (vetë-shfaqur) dhe mbajtësi i të vërtetës.
(Vendndodhja 13°16′34.6″N 79°02′03.2″E)
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.