fshat në Maqedoni From Wikipedia, the free encyclopedia
Likovë, ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni. Fshati shtrihet në veri të Maqedonisë dhe në perëndim të qytetit të Kumanovës, rrëzë maleve të Karadakut. Në veri fshati kufizohet me fshatin tjetër të komunës që është fshati Orizare kurse në jug me fshatin Hotël.
Likovë | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2,644 |
{{{postal_code_type}}} | 1307 |
Targat | KU |
Faqja zyrtare |
Fshati Likovë shtrihet në gjerësi gjeografike 42.1564 dhe në gjatësi gjeografime 21.5853.
Ky fshat sipas planit urban shtetërorë nuk duhet te ekzistoj në vendin në të cilin shtrihet, sepse pozita në të cilën gjendet gjithnjë e mban nën rrezik të zhdukjes.
Likova shtrihet gjeografikisht në një luginë në rrënjën e së cilës gjendet penda shtetërore (kompetencat mbi pendën i mban enti shtetëror për sistemet ujore) e këtij rajoni e njohur si Penda e Likovës.
ARAT E UJQVE - vend në bjeshkë ku më së tepërmi silleshin ujqit.
BARICË - kodër me shkurre. Nga slla. Bara-kënetë e vogël dhe prapashtesa icë.
BOLLA LESK - mal dhe kodër. Toponim kompozitor nga emri Bollë/a- lloj gjarpëri me
trup të madh e të trashë, që i mbështillet njeriut e shtazës dhe Lesk/ra - cipë
e hollë që shqitet nga sipërfaqja e diçkaje të fortë.
ÇERENEC - kodër. Nga sll. čeren-lisnajë.
ÇESHMA MALIQIT - burim që e kishte hapur Maliqi.
ÇESHMA HAXHI MERËS -
ÇESHMA REZINAVE - burim që gjendet në fushë.
ÇESHMA HAXHI EBIBIT - emërtim sipas emrit personal Ebib.
ÇESHMA HAXHI HASIPIT - burim që ka marrë emrin sipas kryefamiljarit Hasipi.
DREZGA - vend kodrinor.
GOLLAK - vend i zhveshur nga drunjët .
GRAMAD - topogërmadhë. Nga slla. Gramada - grumbull.
GROPA AJETIT - vend me kullosë, ishte pronë e Ajetit.
ISKI SHIRIT - mal që nuk dihet pse është emërtuar kështu.
KAMA BULLIT - shpat malor. Mikrotoponim kompozitor i përbërë nga fjala këmbë/a dhe
buall (kafshë shtëpiake me trup të madh e qime të zeza, brirë të kthyer prapa që
mbahet për punë bujqësore.
KODRA LIKËS - oronim që ka marrë emrin e antroponimit Lik.
KEPI AMETIT - shkëmb i madh me maje; maja e një guri a mali shkëmbor.
KULLA - kullosë e pasur me bar, ku në të kaluarën kishte qenë ndërtuar një shtëpi
me gurë.
KULLISHTE - kodër që ka për bazë fjalën kullë dhe sufiksi –ishte. Në fjalorin e
sotëm shqiptar përdoret leksema Kullisht/e-napë për ta kulluar gjizën a djathin.
KUÇKA GALIGALLE - kodër që është emërtuar sipas shtazës që ka qime të zeza, qenin
femër e emërtojnë kuçkë-bushtër.
KUJRIJA VORREVE - vend ku janë varret e vjetra.
LIKENI - kodër që ka marrë emrin e bimës Liken.
LIVADHI GAT - kompleks arash që kanë marrë emrin sipas gjatësisë që kishte livadhi.
MAS KEPI - kullosë që gjendet pas kodrës. Nga kep/i-maje e kodrës.
MALI I VESHËVE - mal.
PATRAVICË - mal i pasur me drunj.
PRESLLAPI - kodër.
PRROI ZI - vend që nuk i bie dielli, hijesirë.
QEREMNICË - vend ku më parë janë pjekur tullat dhe tjegullat e shtëpive.
RRAFSHET - vend në bjeshkë i pasur me kullosë.
SABATOC - vend në bjeshkë.
SHAHOVICË - kompleks arash, emërtim nga antroponimi Shahe-Shehide.
SHILIGOVC - mal.
SHPATI MULLINIT MALËS - vend në bjeshkë ku Mala kishte pasur mulli.
TE BISHTI - ara që kishin formën e bishtit.
TE VESHËT - mal.
TOKA ÇAME - vend që nuk mban lagështi.
HURDHA - kompleks arash pjellore. Nga fjala Urdhë/a - vend i pasur me burime uji.
UJI THART - është burim me ujë të thartë, gjendet në mes të rrugës
Orizare - Likovë.
VIÇIPOLAN - mal i pasur me dru.
VORRI BAKIS - vend në bjeshkë ku gjendet ky varr, të dhënat pohojnë se Bakiun e
kishin vrarë serbët.
Likova shtrihet në të dy anët e lumit Likovë, fshat i cili ka pasur 2339 banorë në vitin 1994, kurse në numërimin e viti 2002 arriti shifrën rreth 400 shtëpi dhe 2644 banorë me popullsi shqiptare.
Ky toponim ka për bazë antroponimin shqiptar Lik/Lika, i ardhur nga një emër vetjak ilir Lica.
Popullata e komunës së Likovës më së shumti merret me bujqësi dhe blegtori. Gjendja ekonomike e qytetarëve të komunës së Likovës u rëndua pas konfliktit të vitit 2001 ku si rezultat i përleshjeve të armatosura mes pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe pjesëtarëve të policisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë u rrënuan shumë shtëpi, xhamia, objekte afariste dhe u shkatërrua në masë të madhe edhe ajo pak infrastrukturë që ishte. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur u dhanë shumë premtime se do të investohet në këtë komunë por një gjë e tillë nuk ndodhi. Rëndimi gjithnjë e më i madh i gjendjes ekonomike rezultoi që pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë, në muajt shkurt-mars të viti 2010 të paraqitet fenomeni i shpërnguljes masive të qytetarëve të komunës së Likovës për në vendet e Evropës Perëndimore.Më së shumti emigruan në Belgjikë ku sipas deklaratës së ambasadorit të Belgjikës në Shkup, Mark Mishellson, "Numri i azilkërkuesve nga Maqedonia vetëm gjatë muajit shkurt ka arritur në 349 persona dhe kjo është 50 përqind më shumë se tërë vitin e kaluar".
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.