Lia
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Lia ishte një sëmundje infektive e shkaktuar nga njëri prej dy varianteve të virusit, Variola major dhe Variola minor. [3] Rasti i fundit i ndodhur natyralisht u diagnostikua në tetor të vitit 1977 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) certifikoi zhdukjen globale të sëmundjes në vitin 1980. [6] Rreziku i vdekjes pas kontraktimit të sëmundjes ishte rreth 30%, me përqindje më të lartë midis foshnjave. [2] [7] Ata që mbijetonin kishin shpesh shenja të konsiderueshme në lëkurë dhe disa mbeteshin të verbër. [2]
Lia | |
---|---|
Një fëmijë me li në Bangladesh në vitin 1973. Ёshtë karakteristike prania e puçrrave të mbushura me një lëng të trashë dhe me një thellim ose gropë në qendër. | |
Specialitet | Sëmundje infektive |
Simptomat | |
Komplikimet | Shenja në lëkurë, verbëri[2] |
Fillimi | 1 deri në 3 javë pas ekspozimit[1] |
Kohëzgjatja | Rreth 4 javë[1] |
Shkaktar(ë) | Variola major, Variola minor (i përhapur midis njerëzve)[2][3] |
Metoda diagnoztifikuese | Bazuar në simptomat dhe konfirmuar me PCR[4] |
Parandalimi | Vaksina kundër lisë[5] |
Trajtimi | Kujdes mbështetës[6] |
Mjekimi | Tekovirimat, brinkidofovir, kidofovir[5] |
Prognoza | 30% rrezik për vdekje[1] |
Shpeshtësia | E zhdukur (i fundit rast i rëndë në vitin 1977) |
Simptomat fillestare të sëmundjes përfshinin temperaturë dhe të vjella. [1] Kjo pasohej nga formimi i plagëve në gojë dhe nga irritimi i lëkurës. [1] Pas disa ditësh, irritimi në lëkurë shndërrohej në flluska karakteristike të mbushura me lëng me një gropëz në qendër. [1] Flluskat më pas formonin një kore të trashë e cila binte duke lënë pas shenja. [1] Sëmundja përhapej mes njerëzve ose nëpërmjet objekteve të kontaminuara. [2] [8] Parandalimi bëhej kryesisht nëpërmjet vaksinës kundër lisë. [5] Pas zhvillimit të sëmundjes, mund të kenë hyrë në ndihmë disa ilaçe antivirale. [5]
Origjina e lisë është e panjohur. [9] Dëshmia më e hershme për sëmundjen daton në shekullin e 3-të pes në mumiet egjiptiane. [9] Sëmundja historikisht është shfaqur me epidemi. [6] Në Evropën e shekullit të 18-të, përllogaritet të kenë vdekur 400,000 njerëz në vit nga kjo sëmundje dhe një e treta e rasteve të kenë rezultuar në verbëri. [6] [10] Këto vdekje kanë përfshirë gjashtë monarkë. [6] [10] Lia përllogaritet të ketë vrarë deri në 300 milion njerëz në shekullin e 20-të [11] [12] dhe rreth 500 milion njerëz në 100 vitet e fundit të ekzistencës së saj. [13] Jo më larg se viti 1967, kanë ndodhur 15 milion raste brenda vitit. [6]
Inokulimi për linë duket se ka nisur në Kinë rreth viteve 1500. [14] [15] Evropa e adoptoi këtë praktikë nga Azia në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. [16] Në vitin 1796, Edward Jenner prezantoi vaksinën moderne të lisë. [17] [18] Në vitin 1967, OBSH intensifikoi përpjekjet për të eliminuar sëmundjen. [6] Lia është një nga dy sëmundjet infektive që janë zhdukur, sëmundja tjetër është kolera e gjedhit në vitin 2011. [19] [20] Termi "li" u përdor për herë të parë në Britani në fillim të shekullit të 16-të për ta dalluar këtë sëmundje nga sifilizi, i cili njihej atëherë si "lia e madhe". [21] [22] Emra të tjerë historikë për sëmundjen përfshijnë linë, përbindëshin me pika dhe murtajën e kuqe. [23] [24] [22]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.