From Wikipedia, the free encyclopedia
Viruset janë agjent nqërqelizorë, patogjenë që posedojnë vetëm njërin acid nukleik ADN ose ARN dhe riprodhohen në qelizat e gjalla.
Format e viruseve janë:
Viruset janë parazitë brendaqelizorë të detyruar të cilët nuk kanë informacion gjenetik që të mund të kontrollojë (kodifikojë për) aparatin e nevojshëm për gjenerimin e energjisë metabolike (ATPaza) ose për sintezën e proteinave dhe janë absolutisht të varur nga qeliza pritëse për kryerjen e këtyre funksioneve.
Bëhet fjalë për thërrmija të prodhuara nga montimi i komponentëve të paraformuar: nuk rriten dhe nuk ndahen (organizma të tjerë rrisin trupin e vet apo komponentët e vet dhe pastaj replikohen me anë të ndarjes). Viruset mund të infektojnë kafshë, bimë dhe baktere. Viruset që infektojnë baktere quhen bakteriofagë (baktere ngrënës), edhe pse në realitet nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë qelizat bakterore që infektojnë.
Viruset zakonisht kanë dy pjesë kryesore:
Një lloj i veçant i virusit është bakteriofagu (virusi që sulmon bakteriet) dhe ka formën si të spermatozoidit të njeriut.Viruset gjithashtu mund te shumohen brenda trupit tone
Virusët karakterizohen me gjatësi të rendit nanometër(nm). Ku 1 nanometër është ekuivalent me të miliardtën pjesë të metrit, ose me të miliontën pjesë të milimetrit. Viruset parimisht sipas madhësisë ndahen në;
•Të vogla- 10 deri 50mm •Të mesme- 50 deri 100mm dhe •Të mëdha- përtej 100mm.
Viruset janë organizma sub-qelizorë (nënqelizorë) që janë të përbërë nga: acidi nukleik dhe një veshje proteinike (kapsidi).
Disa viruse kanë një veshje të jashtme, që qëndron mbi kapsid, që quhet envelope, peplos, mantel apo perikapsid. Thërrmijat virale apo virionet paraqesin në sipërfaqen e tyre antireceptorë që njohin dhe lidhen me receptorët e pranishëm në qelizat shënjë. Viruset jane te perbera dhe nga citoplazma.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.