futbollist shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Kristi Vangjeli (lindur më 5 shtator 1985) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar Skenderbeu në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare si mbrojtës. Pozicioni i tij i preferuar është mbrojtësi i djathtë, por ai mund të luajë mirë edhe në krahun e majtë dhe këtë gjë e ka bërë në disa raste në nivel klubesh në kombëtare, gjithashtu mund të luaj edhe si mesfushor mbrojtës.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 5 shtator 1985 | ||
Vendlindja | Korçë, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Skënderbeu | ||
Numri | 32 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1990–1995 | Skënderbeu | ||
1998–2001 | Agios Georgios F.C. | ||
2001–2004 | Aris Thessaloniki | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2011 | Aris | 106 | (0) |
2011–2013 | Chornomorets Odesa | 25 | (0) |
2013–2014 | Aris | 11 | (0) |
2014– | Skenderbeu | 61 | (4) |
2016 | Astra Giurgiu | 5 | (0) |
2016– | Skënderbeu | 16 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007– | Shqipëria | 35 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 Shkurt 2017 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 tetor 2012 |
Vangjeli filloi të luajë futboll që në moshën pesë vjeçare me klubin e qytetit të tij Skenderbeu nën drejtimin e trajnerit. Pasi ai banonte aftër fushës stërvitore të klubit, ai mund të shikonte stërvitjet e lojtarëve të skuadrës së parë, gjë që i jepnin dëshirë dhe ambicion për tu bërë i suksesshëm në futboll. Ai qëndroi te Skënderbeu për pesë vite, deri në moshën dhjetë vjeçare, ku ai luajti me vëllain e tij më të madhë Pavli.[1]
Në vitin 1997, prindërit e Kristit e dërguan vëllain e tij Pavli në një provë dy mujore te PAOK F.C., duke bërë që më vonë klubi të firmoste me të. Pas kësaj, famija e tij lëvizi në Thessaloniki të Greqisë sëbashku me Kristin. Pasi vëllai i tij kishte gjetur një klub, babai i tij nuk dëshironte që Krisi ti bashkohej klubit të vëllait të tij, pasi ata mund të ishin të persekutuar pasi fakti që ishin shqiptarë mund të pakësonin mundësitë e Palvit për të luajtur në klub.[1]
Kristi duhej të priste për mundësinë e tij, dhe kjo mundësi iu dha gjatë kohës që ai luante futboll në shkollë, pasi një trajner i një klubi të vogël lokal po shihte mbrapa gardhit talentin shqiptar duke luajtur futbollit. Pasi Krisi nuk e njihte gjuhën greke në atë kohë, ai nuk e kuptonte mirë trajnerin e tij por ai e dinte se ai ishte një trajner futbolli dhe se kishte dëshirë për ta stërvitur atë, te skuadra e Agios Georgios F.C.. Pas seancës së parë stërvitore, ai u bashkua me klubin dhe luajti ndeshjen e parë me ta ditën tjetër. Pas dy vitesh te klubi, ai u vendos në skuadrën e parë dhe filloi stërvitjen që në moshën 15 vjeçare. Pasi ishte i gjatë, i shpejtë dhe energjik, ai luante si sulmues në atë kohë, gjë që u njotua nga trajneri i skuadrës rezervë të Aris gjatë një ndeshje miqësore. Në atë miqësore Vangjeli shënoi dy gola nga pesë të skuadrës së tij dhe kjo gjë bëri që Aris ti ofronte një provë talentit.[1]
Pasi Agios Georgios nuk nijhej, Vangjeli shkoi në një provë te Aris në fund të sezonit, e cila ishte e suksesshme, duke bërë që Aris të paguante dy milion draçma greke për të blerë lojtarin. Ishte Aris B i cili j'a ndryshoi pozicionin duke e bërë nga sulmues në mbrojtës, ose më saktësisht si mesfushor mbrojtës. Në moshën 17 vjeçare, ai u vendos në skuadrën e parë të Aris dhe në ndeshjen e parë miqësore të tij me skuadrën e parë u vendos në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për shkak të dëmtimit të Ole Skouboe. Vangjeli bëri një performancë fantastike në atë ndeshje duke bërë që një muaj më vonë klubi ti ofronte kontratën e parë si profesionist.
Vangjeli është një mbrojtës i cili mund të luaj edhe në krahun e majtë edhe në të djathtin. Në vitin 2003, Vangjeli firmosi për klubin grek Aris dhe që nga ajo kohë bëri më shumë se 100 paraqitje për ta.
Pas tetë vitesh te Aris, më 30 gusht 2011, Vangjeli u transferua te klubi ukrainas Chornomorets Odesa në Premier Ligën Ukrainse për 300,000 € duke firmosur një kontratë tre vjeçare.[2][3] Në raundin e tretë të Ligës së Europës në sezonin 2012–13, klubi i tij Chornomorets do të luante kundër ishte klubi të tij të fëmirisë, Skënderbeu.[4][5] Chornomorets u kualifikua për në fazën e grupeve pasi mposhti Skënderbeun në stadiumin Qemal Stafa pas gjuajtjeve të penalltive. Ai u largua nga klubi në janar 2014.[6]
Më 28 janar 2014, Vangjeli firmosi me klubin e Superligës Greke, Aris Thessaloniki, duke u rikthyer në klubin ku filloi karrierën e tij si profesionist.[7]
Më 30 qershor 2014, Vangjeli firmosi me klubin shqiptar Skënderbeu duke bërë rikthimin e tij në Korcë pas 15 vitesh mungesë.[8] Ai firmosi një kontratë që do të thotë se ai do të luante vetëm në ndeshjet e klubit në Ligën e Kampioneve për sezonin 2014–15, dhe, nqs Skënderbeu eleminoheshe, ai do të rikthehej te Aris Thessaloniki.[9] Ai bëri debutimin e tij europian me Skënderbeun në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues kundër skuadrës bjelloruse BATE Borisov, duke luajtur në të gjithë ndeshjen në barazimin pa gola në Borisov Arena.[10] Në ndeshjen e kthimit në stadiumin Skënderbeu, ai luajti sërisht në të gjithë ndeshjen me Skënderbeun që mori një barazim zhgënyjes 1–1 duke u eleminuar nga kompedicioni për shkak të rregullit të golit jashtë fushe.[11]
Pasi fushata e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve mori fund, Vangjeli qëndroi sërisht si lojtari i klubit, duke firmosur në kontratë një vjeçare me Bardh e Kuqt deri në fund të sezonit 2014–15.[12][13] Ai fitoi trofeun e parë me klubin, Superkupën e Shqipërisë 2014, ku ai luajti në të gjithë ndeshjen në fitoren 1–0 kundër Flamurtarit në stadiumin Qemal Stafa, me golin e vetëm të shënuar nga Bakary Nimaga në minutën e 51.[14]
Për herë të parë në karrierën e tij, ai bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore në ndeshjen e javës së parë të sezonit të ri në një ndeshje kundër Elbasanit, duke ndihmuar skuadrën e tij për të marrë një fitore 1–0 në fushën neutrale të Qemal Stafës, pasi stadiumi i Elbasanit, Elbasan Arena, ishte në rikonstruksion.[15] Më 17 tetor, ai shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër Flamurtarit në stadiumin Flamurtari, duke ndihmuar skuadrën të marrë një barazim 1–1.[16] Ky ishte goli i tij i parë në karrierën e tij 11 vjeçare.[17] Pas një jave, saktësisht më 25 tetor, Vangjeli shënoi golin e dytë në karrierë duke kontribuar në fitoren 3–0 kundër Vllaznisë me një goditje me hark nga jashtë zone.[18]
Thirrja e parë ndërkombëtare e Vangjelit erdhi në vitin 2004 nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika, pas kalimit të Vangjelit në skuadrën e parë të Aris.[1] Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren U–21 në barazimin 1–1 kundër Greqisë U–21, ku ai luajti dy ditë përpara ditëlindjes së tij të 19.
Vangjeli ka luajtur me Shqipërinë që nga viti 2007 dhe që nga ajo kohë ka luajtur 35 ndeshje.[19]
Redaktuar më 16 prill 2014 [20][21][22]
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Greqi | Liga | Kupa Greke | Europa | Total | ||||||
2003–04 | Aris FC | Superliga Greke | 6 | 0 | 1 | 0 | – | 7 | 0 | |
2004–05 | 9 | 0 | 4 | 0 | – | 13 | 0 | |||
2005–06 | Football League | 17 | 0 | 0 | 0 | 1 | 0 | 18 | 0 | |
2006–07 | Superliga Greke | 18 | 0 | 1 | 0 | – | 19 | 0 | ||
2007–08 | 17 | 0 | 2 | 0 | 3 | 0 | 22 | 0 | ||
2008–09 | 8 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 | 10 | 0 | ||
2009–10 | 11 | 0 | 1 | 0 | – | 12 | 0 | |||
2010–11 | 19 | 0 | 1 | 0 | 8 | 0 | 28 | 0 | ||
2011–12 | 1 | 0 | 0 | 0 | – | 1 | 0 | |||
Ukrainë | Liga | Kupa Ukrainase | Europa | Total | ||||||
2011–12 | Chornomorets | Premier League Ukrainase | 15 | 0 | 1 | 0 | – | 16 | 0 | |
2012–13 | 6 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 7 | 0 | ||
2013–14 | 4 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 12 | 0 | ||
Gerqi | Liga | Kupa Greke | Europa | Total | ||||||
2013–14 | Aris FC | Superliga Greke | 11 | 0 | 0 | 0 | – | 11 | 0 | |
Total | Greqi | 117 | 0 | 10 | 0 | 14 | 0 | 141 | 0 | |
Ukrainë | 25 | 0 | 4 | 0 | 6 | 0 | 35 | 0 | ||
Karriera në total | 142 | 0 | 14 | 0 | 20 | 0 | 176 | 0 |
Redaktuar më 23 tetor 2014 [23]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2007 | 7 | 0 |
2008 | 6 | 0 |
2009 | 6 | 0 |
2010 | 7 | 0 |
2011 | 8 | 0 |
2012 | 1 | 0 |
2013 | 0 | 0 |
2014 | 0 | 0 |
Total | 35 | 0 |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.