kompozitor shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Kozma Lara u lind më 4 Janar1930 në Durrës[1]. Është kompozitor i mirënjohur shqiptar, autor i shumë krijimeve muzikore, si kuartete, trio, romanca, rapsodi, etj, dhe i shumë këngëve për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore "Tonin Harapi", i Festivalit të Romancës Shqiptare, si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Kompozitorëve të Shqipërisë. U nda nga jeta më 18 janar 2019.[1]
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.
Mësimet e para në piano i merr nga prof. Tonin Guraziu. Në vitet 1946-1949 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme "16 Shtatori" në Durrës. Ndjek liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.
Në vitin 1958 studion në konservatorin "Pjotr Iliç Çajkovski", në Moskë (ish-BRSS), në degën e kompozicionit, student i profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.
Përgjatë viteve ka kontribuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, si koncert-maestër, dhe në shkollën e mesme të muzikës "Mujo Ulqinaku", Durrës.
Gjatë viteve 1964-1972 kontribuon si pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.
1985 – I akordohet Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të II
1990 – I akordohet titulli Artist i Merituar
1995 – I akordohet titulli Profesor nga Akademia e Arteve të Tiranës
1998 – I jepet Çmimi i Karrierës i Fondacioni VELIA
2010 – I jepet Çmimi Mirënjohje nga |Akademia e Arteve të Tiranës
2012 – I akordohet titulli Nderi i Qytetit të Durrësit
Veç këtyre, Kozma Lara ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1965, dhe President i Këshillit Kombëtar të Muzikës gjatë viteve 1992-1994.
Dhjetëra vepra të Kozma Larës janë vlerësuar me çmime ndër vite, në Dekadat e Majit dhe festivale kombëtare
Analiza e veprave muzikore, për shkollat e mesme të muzikës
Analiza e veprave muzikore për Universitetin e Arteve
Artikuj dhe studime për vepra apo veprimtari muzikore ndër vite
Simfonia Nr.1, në FA MINOR (Partitura), 1981
Romanca Shqiptare, 1999, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
Sonata për piano dhe violinë, 2000
Muzikë Dhome - Vepra nga kompozitorë shqiptarë, 2001, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
Album me pjesë pianistike, 2013
Romanca Vokale, 2013
Sonata për piano, 2013
Album me 20 romanca vokale për soprano, tenor dhe piano, 2013
Broshura me pjesë muzikore të ndryshme ndër vite, etj.