politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Kostandin Boshnjaku (Gjata, 1888 - Tiranë, 1953) nëpunës dhe drejtor banke dhe publicist shqiptar.
U lind në vitin 1888 në katundin Gjat të Lunxhërisë (Gjirokastër).[1] Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa studimet e larta i kreu në Institutin Tregtar të Pireut në vitin 1908. Shërbeu nëpunës banke në Odesë në periudhën 1908-1911 ndërsa në periudhën 1911-1914 shërbeu si drejtor i departamentit të marrëdhënieve me jashtë në një bankë në Shën Pjetërburg.
Mori pjesë në qeverinë e Princ Vidit si drejtor i Thesarit dhe Borxhit të Shtetit. Pas vitit 1917 organizoi kolonitë shqiptare në Rusi. Në janar 1922 shkoi në Moskë dhe vendosi kontaktin e parë shqiptar me Rusinë Sovjetike dhe bëri përpjekje për prurjen e këtyre ideve në Shqipëri, kjo çoi edhe në majtizimin e bindjeve të Nolit sipas Ali Këlcyrës.[2] Më 1923 u kthye në Shqipëri, u dërgua si përfaqësues diplomatik në Sofie, mirëpo pa u paraqitur letrat kredenciale iu kërkua të kthehej në Tiranë.[3] Falë tij kaloi rezoluta e fjalëve që iu kushtuan Leninit në shkurt 1924 pak muaj pas vdekjes së tij.
Përkrahu Nolin, më pas u largua pas dështimit të Lëvizjes së qershorit.
Anëtar i Komitetit Qendror të KONARE-së. Bënte pjesë në delegacionin e kryesuar nga Noli në Konferencën e Miqve të BS më 1927. Jetoi në Sofie në periudhën 1931-34 dhe në Rumani në 1934-39. U kthye në Shqipëri më 1939, anëtar i Këshillit Kontrollues.
Në shtator 1943 iu bashkua Luftës së ANÇ. Në janar 1945 u emërua drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit si dhe u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor 1946-47. Më 1946 u pushua nga puna, më 1947 u arrestua me grupin e dytë të deputetëve[4] dhe në janar 1948 u deklarua fajtor për lidhje me Anglo-Amerikanët dhe me Grekët. Më 1949 u fal me amnisti. U shpreh kundër shtetëzimit të industrisë dhe heqjes së nismës private. Vdiq më 1953.[5]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.