Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet)
From Wikipedia, the free encyclopedia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet) është një monument i trashëgimisë kulturore në Benjë, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "68/7, 30.05.1970".
Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Benjë, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri |
Koordinatat | 40.251178°N 20.423606°E |
Ndërtuar | 1789-1891 |
Organi drejtues | DRKK Përmet |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 68/7 |
Nr. i referencës | PR016 |
Tipologjia | Kishe Me Planimetri Drejtkëndore |
Kisha filloi së ndërtuari në 1789 dhe ndërtimet e zbukurimet mbaruan përfundimisht në 1891. U mbyll në 1967 dhe u rihap në 1991. Restaurimi i fundit daton 2017.[2]
Hyrja për në kishë bëhet nga ana e perëndimit nëpërmjet një harkade e përbërë nga dy kollona guri. Narteksi përbëhët prej dy katesh. Hipja për në katin e dytë bëhet nëpërmjet shkallëve të drunjta në krahun e majtë.Hyrja për në naos bëhet nëpërmjet një dere në qendër të narteksit duke zbritur tre këmbë shkalle. Gjithashtu ka dhe një hyreje të dytë prej një dere në jug e cila lidhet me hajatin e hapur. Naosi përbhët nga katër kollona që lidhen midis tyre nga harqe me qemer dhe në qendër ngrihet kupola cilindrike e përbërë me katër dritare të ngushta.Nga të dyja faqet anësore veri –jug përbëhët nga nefe cilindrike me drejtim lindje- perëndim. Naosi ndriçohet nga katër dritare të medha në faqet veriore dhe jugore ambjenti I altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të punuar me gdhendje ne dru arre ,me pas ndodhet apsida ne forme gjysëm rrethore. Këmbanorja është me dy hapësira mbuluar me harqe dheme kolone nëmes, e cila ndodhet sipër në faqen ballore të hyrjes për në kishë.[3]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.