monument i trashëgimisë kulturore në Shqipëri From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Grabovës së Poshtme është një monument i trashëgimisë kulturore në Grabovë e Poshtme, rrethi i Gramshit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture dhe Urbanistike", i miratuar me numër "1886, 10.06.1973".
Kalaja e Grabovës së Poshtme | |
---|---|
Lloji | Arkitekture dhe Urbanistike |
Vendndodhja | Grabovë e Poshtme, Rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri |
Koordinatat | 40.7725°N 20.375944°E |
Ndërtuar | Shek. IV-V |
Organi drejtues | DRKK Elbasasn |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Nr. i referencës | GR006 |
Tipologjia | Fortifikim |
Grabova e Poshtme ndodhet në skajin juglindor të krahinës së Bercës. Ajo ndodhet në komunën Shënepremte. Kalaja ndodhet pranë rrugëve të njohura që lidhin luginën e Osumit me atë të Devollit, në drejtim të Korçës. Mjedisi ku janë gjurmët e kalasë është i sheshtë. Më e mbrojtur është ana veriore dhe veriperëndimore e kalasë, nga pikëpamja natyrore. Kalaja ka pasur formën afërsisht katërkëndëshe dhe dy kulla gjysëm rrethore. Ana lindore, zonë më pak e mbrojtur nga ana natyrore, mbrohej nga kulla. Në mjedisin e brendshëm të kalasë mund të gjesh fragmente qeramike enësh me parete të holla, fragmente pitosash , etj. Duke u mbështetur në të dhënat e mesiperme, mendohet se kjo kala i përket shekujve IV-V të erës sone. Nga kjo kala ruhen shume pak gjurmë mbi sipërfaqe.[2]
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.