futbollist brazilian, i lindur me 1982 From Wikipedia, the free encyclopedia
Ricardo Izecson dos Santos Leite (xi'kaʁdu ˌizɛ'ksõ dusɐ̃tus lɛitʃi) lindi më 22 prill të vitit 1982 në Brasília), është i njohur si Kaká, është futbollist brazilian i cili luan si mesfushor i kombëtares braziliane dhe në klubin spanjoll, Real Madrid. Ai në vitin 2007 është fitues i Ballon d'Or(topit të artë) dhe "Lojtari më i miri në botë nga FIFA". Gjithashtu ai ishte pretendent per te fituar serish topin e art ne vitin 2009 por u mund nga Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Kaká në vitin 2012 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ricardo Izecson dos Santos Leite | ||
Datëlindja | 22 prill 1982 | ||
Vendlindja | Brasília, Brazil | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor Sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–2000 | São Paulo | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2001–2003 | São Paulo | 59 | (23) |
2003–2009 | AC Milan | 193 | (70) |
2009–2013 | Real Madrid | 85 | (23) |
2013–2014 | AC Milan | 30 | (7) |
2014–2017 | Orlando City | 75 | (24) |
2014 | → São Paulo (huazim) | 19 | (2) |
Gjithsej | 461 | (149) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2002–2016 | Brazil | 92 | (29) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ricardo Izecson dos Santos Leite u lind në Brasília me prindër Simone Cristina Santos Leite dhe Bosco Izecson Pereira Leite. Ai kishe kushte te mira financiare që e lejuan te fokusohej ne shkollë dhe në futboll në të njejtën kohë. Vëllau i tij me i ri, Rodrigo (i njohur si Digão, është gjithashtu futbollist profesionist.
Kur ishte 7-vjeçar, familja e tij u zhvendos ne São Paulo. Shkolla e angazhoi ne ekipin lokal të të rinjve Alphaville te cilet u kualifikuan ne finalen e tureut lokal. Aty ai u zbulua si talent nga São Paulo FC, të cilët i ofruan të transferohet tek ta.
Në shtator të vitit 2000, në moshën 18 vjeçare ishte në gjendje të vështirë shëndetësore, kishte gjasa për tu paralizuar, si shkak i një aksidenti në pishinë, por arriti te shërohej plotësisht. Ai i atribuohet Zotit për shpëtimin e tij dhe që atëherë i jep nje ndihmë te madhe kishës në vendin e tij.
Eshte martuar me te dashurën e tij të jetës Caroline Celico me 23 dhjetor te 2003 ne kishën Renascer em Cristok.Ka deklaruar që ka shkuar i virgjër deri ne martesë sepse beson mjaft në zot.Gruaja e tij pret nje femije qe do e sjelli ne jete ne muajin maj.
Kaka filloi karrierën e tij me São Paulo ne moshën 8-vjeçare. Ai nënshkroi nje kontratë ne moshën 15-vjeçare dhe drejtoi skuadrën e të rinjëve te São Paulo drejt fitimit te Copa de Juvenil. Kaka pati debutimin me ekipin senior ne janar 2001 dhe shënoi 12 gola ne 27 paraqitje, duke e bërë ekipin São Paulo kampion të Torneio Rio-São Paulo. Ai shënoi 10 gola në 22 ndeshje sezonin e ardhëshëm dhe në këtë formë ishte atraktiv për klubet Evropiane.
AC Milan menjëherë pas fitores së UEFA Ligës së Kampionëve në sezonin 2002-03 e bleu për 8.5 milion dollarë amerikan, në sezonin e parë në Seria A shënoi 10 gola nga 30 ndeshje, dhe AC Milan fitoi Scudetto-n e parë dhe te vetme ne ketë dekade, dhe gjithashtu fitoi Super Kupën Evropiane. Kaka eshte legjenda e klubit Ac Milan, ku fitoi dhe topin e arte se vitin 2007 menjehere pasi fitoi ligen e kampioneve duke lene ne vendin e dyte sulmuesin Portugez Cristiano Ronaldo dhe ne vendin e trete sulmuesin Argjentinas te Barcelones Leo Messi. Gjithashtu Kaka eshte i vetmi lojtar mesfushor i cili ka mundur te dy sulmuesit Ronaldo dhe Messi ne perballjen direkte te topit te arte
Më 3 qershor 2009, Football Italia raportoi se presidenti i rizgjedhur i Real Madridit, Florentino Pérez, kishte ofruar 68.5 Milion € Milanit për blerjen e Kakás [1], 2 ditë pasi lojtari kishte mbaruar detyrat kombëtare [2]. Zëvëndës–presidenti i Milanit, Adriano Galliani, nuk i mohoi raportet, dhe konfirmosi se ai dhe babai i Kaká-së, Bosco Leite, kishin udhëtuar për në Meksikë për tu takuar me La Volpe. Ne kishim një drekë dhe folëm për Kakánë. Unë nuk e mohoj. Negociatat ekzistojnë, por marrëveshja ende nuk është bërë [3]. Më 4 qershor, Adriano Galliani tha për Gazzetta dello Sport se ishin arsyet financiare që e çuan në bisedime për shitjen e Kakás tek Realit. Ne nuk mund ta lejojmë [Milanin] që të humbasë 70 Milion € ... arsyet e largimit të Kaká s janë vetëm ekonomike.
Kaká debutoi për kombëtaren braziliane në janar të vitit 2002 në ndeshjen Brazili kundër Bolivia dhe gjer më tani ka zhvilluar 52 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola. Ndeshja e pare ka qene ndaj kombetares te Turqia me 5 qershor. Fitues i topit te artë dhe nga federata botërore e futbollit e ka marrë titullin FIFA world player.
Sqarimi i shkurtesave: ND - ndeshje, G - Gola.
Klubi | Sezoni | Liga vendasa |
Kupa vendase |
Ndërkombëtare | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
ND | G | ND | G | ND | G | ND | G | ||
AC Milan | 2006-07 | 28 | 8 | 1 | 0 | 13 | 11 | 43 | 18 |
2005-06 | 35 | 14 | 2 | 0 | 12 | 5 | 49 | 39 | |
2004-05 | 36 | 7 | 2 | 0 | 14 | 2 | 51 | 26 | |
2003-04 | 30 | 10 | 4 | 0 | 14 | 4 | 48 | 14 | |
Gjithsej | 129 | 39 | 9 | 0 | 51 | 19 | 190 | 59 | |
São Paulo FC | 2003 | 9 | 2 | 0 | 0 | 9 | 2 | ||
2002 | 22 | 9 | 0 | 0 | 22 | 9 | |||
2001 | 27 | 12 | 0 | 0 | 27 | 12 | |||
Total | 58 | 23 | 0 | 0 | 0 | 0 | 58 | 23 | |
Gjithsej kariera | 187 | 72 | 9 | 0 | 51 | 19 | 248 | 75 |
I jep fund karrierës së tij si futbollist me datën 17,Tetori,2017, në klubin e ligës së SHBA, Major League Soccer, Orlando.
Klubi
Çmime individuale