Kadri Zeka lindi më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicës).
U lind më 25. 04. 1953 në katundin Poliçkë, Malësia e Dardanës (Kamenicë).
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Meqë më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan, këtu mbaroi shkollën e mesme.
Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik, në Prishtinë, dega e gazetarisë.
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar".
Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan dhe këtu mbaron shkollën e mesme.
Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dega e gazetarisë.
Veprimtaria ilegale atdhetare politike
Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin e Hydajet Hysenin. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij. Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut, (mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta meRexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg. Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më pastaj Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin St. Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës si Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë shtetit.
Krahas kësaj veprimtarie përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria".
Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", (një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare).
Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve".
Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës".
Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
[1][2]Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së, Kadri Zeka nuk ndalet por do të punojë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës.
Kadri Zeka dhe vëllezëritë Jusuf e Bardhosh Gërvalla - Vritet tinëzisht nga UDB-ja jugosllave më 17 janar1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani).
Pas luftës së fundit në Kosovë në fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka,
Manifestimi gjithëkombetar multikulturor"Flaka e janarit" mbahet për çdo vit, më tepër se dydekadash me radh në Gjilan[3]
Për nder të tij, Universiteti'''Kadri Zeka''' Gjilanit, ka marrë emrin e tij.[4]
Ismail KADARE :Në vend të përkujtimit:Vëllazërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin penat e paraqë u vunë në krah pushkës për liri. Ismail Kadare:”Ai kishte në tërë qenien e tij atë,soj thjeshtësie dhe paraqitjeje të rëndomtë, pas sëcilës ndihet me njëherë thellësia dhe e pazakonshmja”.
Në vitin 1981, patam rastin të lexojmë për herë të parë një pjesë të krijimtarisë origjinale të Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës . Ngafundi i shkrimtarëve, gazetarëve dhe personaliteteve njohura të Kosovës, Jusuf Gërvallëës, Kadri Zekës dheBardhosh Gërvallës. Ato libra, broshura dhe gazeta janë siguruar përmes fondit të librit shqiptar të ekspozuar në panairin e Frankfurtitnë vitin1980-81.përmes mërghimtarëve tanë që përpos si krah pune ata më së miri ditën që të jenë edhe në krahun e atdhetarizmit shqiptar. Sipas përshkrimeve të bashkaatdhetarëve tanë, Jusufi ishte një tip mendimtari madh, trupmesatar, gjysmëbiond, intelektual i shumëprofileve në fushën e letërsisë, poblicistikës, gjuhësisë, muzikën, etj. Ja si e përshkruante një nga gjenit e letrave shqipe, Ismail Kadare:”Ai kishte në tërë qenien e tij atë, soj thjeshtësie dhe paraqitjeje të rëndomtë, pas së cilës ndihet me njëherë thellësia dhe e pazakonshmja.Poeti, prozatori, publicisti dhe militant i viteve të ’80-ta, Jusuf Gervalla, si dhe Kadri Zeka një poblicist i njohur fillimisht në radiogazetarin e Radio Prishtinës në emisionin për bashkatdhetarët, ai kishte të gjitha cilësitë dhe dimensionet profesionale dhe atdhetare që i bëjnë të shquar, si personalitet tëletrave, të poblicistikes politike dhe të kulturës shqiptare.
Ata (Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka) në pasmesënatës sëerrët dhe të ftoht të 17 janarit 1982, si vëllanun e Jusufit Bradhoshin, u vranë në pritë nga policia sekrete jugosllave( e njohur is UDB-ja) në një fshatë të vogël, Untergrupenbahafër Shtutgardit të Gjermanisë Perendif more nga plumbat e adresuara nga armiqët tanë. Vrasja e Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalles i ndërpreu mesëpërmes, këta pena tëndritura të atdhetarizmit që ishin edhe muza e shqiptarizmit dhe veprimtarisë atdhetare.“Autori në të shumtën e rasteve, ka prekur plagë të ndjeshme tërealitetit shqiptar, siç jane vafëria, mërgimi, mentalitetet prapaniike etj. Krijimtaria letrare e Jusuf Gervallës, poezitë tij, si dhe proza artistike e publicistika politike dhe kulturore e tij, përbënjë kontribut të rëndësishëm në rrugën e zhvillllimin e artit, e të mendimit politikë për çlirim kombëtar shqiptar” e ka cilësuar veprimtarin e Jusufit, shkrimtari i njohur Ismajl Kadare.Ismail KADARE: Në vend të përkujtimit: