KF Llapi

From Wikipedia, the free encyclopedia

KF Llapi është një klub futbollistik i themeluar më 5 korrik 1932 që luan në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe korrë shumë suksese. KF Llapi ka fituar Kupën e Kosovës 2020/21, 2021/22 si dhe Superkupën e Kosovës 2020/21.

Fakte të shpejta
Llapi
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi Futbollistik Llapi
Pseudonimi Legjendat
Themelimi 1932
Stadiumi Stadiumi Zahir Pajaziti
Kapaciteti 5.000
Kryetari Beqir Batatina
Trajneri Tahir Batatina
Liga Superliga e Kosovës
2023/24 2
Faqja zyrtare http://llapifc.com
Veshjet
Thumb
Thumb
Thumb
Ngjyra shtëpi
Thumb
Thumb
Thumb
Ngjyra jashtë
Mbylle

Historia

Topi i parë në Kosovë është sjell nga një student i Grenoblit më 1919, por thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur Austro-Hungarezët që kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë. Futbolli në Kosovë është luajtur shumë herët, por klubet e para janë formuar në vitin 1922 në Gjakovë dhe KF “Prishtina” në Prishtinë, KF Llapi 1932 në Podujevë dhe më pastaj edhe klubet e tjera. Garat nuk kanë qenë të rregullta për arsye të situatës jostabile që ka mbretëruar në atë kohë. Kjo periudhë fillon pas luftës së dytë Botërore prej vitit 1945 e deri më 1991.

Në këtë kohë futbolli në Jugosllavi përparon në mënyrë të shpejtë e bashkë me të edhe futbolli kosovar, kur formohet edhe Federata e Futbollit të Kosovës më 1948, si degë e Federatës së Futbollit të Jugosllavisë.

Në Ligën e parë jugosllave dallohen më së shumti KF “Prishtina”, kurse një vit anëtar i kësaj lige ishte edhe KF “Trepça” nga Mitrovica. Liga e dytë shtetërore vazhdimisht kishte nga 3-4 klube kosovare. Në këto dy liga Federative garonin Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Vojvodina, Kosova dhe Maqedonia, të gjitha në një ligë unike.

Kosova e kishte ligën e vet të parë, ku skuadra kampione kalonte direkt në Ligën e dytë jugosllave, pastaj kishte Ligën e dytë dhe të tretë. Kosova në këtë kohë kishte reprezentues, referë federativë dhe punëtorë të shumtë të nivelit më të lartë. KF Llapi garonte në Ligën e Parë të Kosovës, shquhet si klubi që ka dhënë talentët më të mëdhenjë në Kosovë dhe gjithë Shqiptarëve ndër ta ishin: Favzi Rama, Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Shukri Paqarada,Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Jakup Mehmeti, Islam Visoka, Bastri Muçolli, Selatin Vokrri, Muhamet Vokrri, Luan Salihu,Rifat Hajdari, Miftar Ajvazi, Naser Hyseni, Isa Blakqori, Naser Ibrahimi, Isak Ibrahimi, Ismet Haliti, Fadil Kodraliu, Avni Stublla, Hetem Musa, Nexhat Dumnica, Fehmi Podvorica-Rista, Kujtim Aliu, Afrim Ajeti, Bejtush Bejta, Fatmir Berisha dhe shum të tjerë të cilët më detalisht do të shkruhen në monografinë kushtuar KF Llapi-t.[1]

Riorganizimi

KF Llapi me qëllim të organizimit më të mirë në vitin 2013 me inicim të Komunës së Podujevës udhëhequr nga kryetari Agim VELIU mbajti kuvendin zgjedhor me bordin drejtues i cili përkrahi Projektin afatgjatë të prezantuar nga Nexhat DUMNICA si President dhe i cili drejtonte KF Llapin edhe në të kaluarën e viteve 90-ta dhe Tahir BATATINA si shef I shtabit teknik dhe kështu filloi misionin drejt Superligës, me ambicie të qarta dhe organizim të qartë. Në mbledhjen e parë drejtuar fondit të futbollistëve, drejtuesit e klubit Nexhat DUMNICA dhe Muhamet HASANI si drejtor sportiv u paraqitën atyre planin e një Llapi të ‘ringjallur’ financiarisht dhe me objektiva të reja.

Sezoni i parë, Llapi në pozitën e 4-të, me asnjë përforcim deri në pjesën pranverore. Tahir Batatina ndryshe si motivatori më i madh në futbollin tone pretendonte Superligën, por që 90 minuta e ndajtënm, kur humbën në ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës. Ishte vështirë që të niste përsëri nga zeroja, jo nga organizimi por nga motivimi për futbollistët, sepse ishte e qartë se një skuadër si Llapi nuk e meritonte vendin në Ligën e Parë. Sezoni vjeshtor, Llapi kampion dhe me synime ende për Superligë, por tani jo me barazh por direkt nga pozita e pare. Këtë edhe e arriti, në ndeshjen e fundit si vendas ndaj Kosovës së Prishtinës, Llapi triumfoi 5:1 dhe ngriti trofeun e kampionit të Ligës së Parë në qiellin e Podujevës. Festë gjithandej, lotë gëzimi kishte ato momente!

Viti 2015, Llapi pjesë e Superligës dhe gjithnjë me pretendime për pozitë sa më të lartë në tabelë, ku në sezonin vjeshtor, Llapi ua mbylli gojën të gjithë analistëve që thoshin se Llapi do luftoj për ‘mbijetesë’ duke u shpallur nënkampion vjeshtor. Sezoni pranveror, jo edhe aq i suksesshëm, me disa rezultate dëshpëruese që na vurën në vendin e 6-të në tabelë. Llapi pretendonte ndonjë trofe përmes Kupës, por edhe nga ajo u eliminua në gjysmëfinale nga Prishtina. Viti 2016, Llapi po bënte përvojë në Superligë, sepse tashmë kishte filluar të bëhej ‘arrë e fortë’ për çdo kundërshtarë. Në sezonin vjeshtor, Llapi prapë nënkampion vjeshtor, ndërsa tani në TOP 4 të Vala Superligës. Kthimi i Llapit në ‘Zahir Pajaziti’, ishte muri i çdo kundërshtari që deri më tani, u kthye pa fitore. Llapi suksesshëm në Digitalb Kupë, në finale ndaj Besës dhe më afër Evropës si asnjë herë më parë, duke marrë parasysh licencimin e Llapit për gara në UEFA.[2]

Stadiumi

FC Llapi ndeshjet si vendas i zhvillon ne Stadiumin e qytetit "Zahir Pajaziti"

Lojtarët

Skuadra aktuale

Redaktuar më 28 shkurt 2024
Më shumë informacion Nr., Kombësia ...
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Kosova Pt Ilir Avdyli
4 Kameruni Mb Alex Leyi
5 Kosova Mb Granit Jashari
6 Kosova Mb Diar Vokrri
7 Kosova Mf Hamdi Namani
8 Kosova Mb Benjamin Emini (captain)
9 Kosova Sm Muhanet Hyseni
10 Kosova Mf Arbnor Ramadani
11 Kosova Sm Trimror Selimi
12 Shqipëria Pt Vokli Laroshi
14 Kosova Mb Adem Maliqi
15 Kosova Mb Landrit Rama
16 Kosova Mb Ilir Krasniqi
17 Kosova Mf Ergyn Ahmeti
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18 Kosova Mb Ilir Blakqori
19 Shqipëria Sm Arbër Bytyqi
20 Meksika Mf en:José Cobián
21 Shqipëria Sm Eduard Shehu
23 Kosova Mf Besar Musolli
24 Kosova Sm Arianit Hasani
26 Kosova Mf Gentrit Limanii
27 Shqipëria Sm Ahmed Januzi
28 Kosova Mb Leotrim Bekteshi
30 Zvicra Sm Erduan Smajli
70 Kosova Sm Valmir Veliu
77 Kosova Sm Elvir Gashijan
99 Kosova Sm Mërgim Cërnaverni
Mbylle

Në huazim

Më shumë informacion Nr., Kombësia ...
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Kosova Mb Florent Murseli (në 2 Korriku)
Kosova Mb Dardan Sekiraqa (në Ramiz Sadiku)
Kosova Mf Ilir Pollomi (në Ramiz Sadiku)
Mbylle

Numrat e penzionuar

Më shumë informacion Nr., Kombësia ...
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
9 Kosova Sm Fadil Vokrri (1976–79))[3]
Mbylle

Stafi

Më shumë informacion Stafi teknik, Pozita ...
Stafi teknik
Pozita Emri
Trajner Kosova Tahir Batatina
Ndihmës trajner Kosova Blerim Bunjaku
Kosova Arsim Tërshani
Trajner i portierëve Kosova Diamant Kadriolli
Fizioterapeutë
Kosova Art Sopi
Kosova Oktay Altun
Doktor Kosova Dardan Sheholli
Antarët e bordit
Detyra Emri
Kryetar Kosova Beqir Batatina
Nënkryetar Kosova Amrush Batatina
Drejtor Sportiv Kosova Mentor Zhdrella
Sekretar Kosova Muhamet Rexhepi
Zyratari për media dhe informim Kosova Petrit Miftari
Mbylle

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.