Klub futbolli nga Rrozoghina From Wikipedia, the free encyclopedia
Klubi i Futbollit Egnatia Rrogozhinë është një klub futbollistik shqiptar me seli në Rrogozhinë. Klubi aktualisht konkuron në Kategorinë Superiore dhe ndeshjet si vendas i luan në stadiumin "Rrogozhina" me v 4,000 spektatorë.
Emri i plotë | Klubi i Futbollit Egnatia | ||
---|---|---|---|
Themeluar | 15 shtator 1934; 89 vite më parë | ||
Stadiumi | Stadiumi Demrozi Rrogozhinë, Shqipëri | ||
Kapaciteti | 4,000 | ||
Pronari | Demrozi Costruzioni S.r.l. (37.5%) Foglia Engineering S.r.l. (37.5%) Bashkia Rrogozhinë (25%)[1] | ||
Presidenti | Agim Demrozi | ||
Trajneri | Edlir Tetova | ||
Liga | Kategoria Superiore | ||
2023–24 | Kategoria Superiore, 1rë (kampionë) | ||
|
Klubi u themelua më 15 shtator 1964 nën emrin 22 shtatori Rrogozhinë, dhe në vitin 1991 emri i klubit u ndryshua duke u bërë Vullneti Rrogozhinë. Në vitin 1998, emri u ndryshua për herë të tretë duke u bërë FK Egnatia Rrogozhinë, një emër që klubi e mban ende në ditët e sotme.
Pasioni dhe dëshira për lojën e futbollit ishte ngulitur në zemrat e qytetarëve lokal dhe partriotëve që nga vitet e hershme të Luftës së Parë Botërore. Rrogozhina duke qënë qytet fqinjë me Kavajën, një qytet me traditë të vjetër në futboll kombëtar diti si ta përdorde këtë eksperiencë në avantazhin e saj duke formuar fillimisht një klub amator e cila më vonë do arrinte të garonte në divizionin e dytë të futbollit shqiptar. Ndeshja e parë në historinë e klubit ishte një miqësore kundër Besë në vitin 1934 e cila u mbyll me humbjen 1–7. Mustafa Cara, një student agronomie në Bari të Italisë, ishte rikthyer në shtëpi për pushime (ai ishte një lojtar dhe luante për Fidelis Andria, një klub i Serie B në atë kohë), shënoi pesë gola për Besën. Pas pavarësisë së vendit pas Luftës së Dytë Botërore, struktura e ligës ndryshoi duke lejuar vetëm skuadra të nivelit rajonal për të garuar në dy divizione të larta. Kjo gjë e bëri të vështirë Rrogozhinën, një klub lokal në atë kohë, për të garuar në një kompedicion kombëtar.[2]
Egnatia siguroi ngjitjen në Kategorinë Superiore për herë të dytë në histori më 2 maj 2021 pas fitores 1–0 kundër Besës në fazën play-off të Kategorisë së Parë.[3] Nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, ekipi u shpall fitues i grupit B dhe u përballën në finale kundër Dinamos për trofeun, duke fituar 1–0 falë një goli në minutën e 93të të Ndriçim Shtubinës.[4][5]
Në sezonin 2022–23, Egnatia fitoi trofeun e parë madhor në histori, Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në finale Tiranën falë një goli të Jackson në minutën e 114të.[6] Në sezonin e ardhshëm, ekipi e fitoi sërisht kupën, këtë duke mposhtur në finale Kukësin me rezultatin 1–0: Edison Ndreca shënoi golin e vetëm të takimit.[7] Në kampionat, ekipi kryesoi gjatë shumicës së sezonit, duke e mbyllur javën e 36të në vendin e parë; ata u kualifikuan në "Final 4" në edicionin e parë të Kategorisë Superiore me këtë format;[8] pas një barazimi pa gola kundër Vllaznisë në gjysëm-finale,[9] Egnatia fitoi 1–0 kundër Partizanit për t'u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori.[10][11] Ata u bë ekipi i parë pas Skënderbeut (sezoni 2017–18) që fiton kampionatin dhe kupën në një sezon.[12] Gjatë këtij sezoni ekipi gjithashtu humbi kapitenin Raphael Dwamena, i cili tragjikisht ndërroi jetë në fushë më 11 nëntor në një ndeshje kundër Partizanit.[13]
Egnatia ka fituar gjithsej gjashtë trofe në histori, përfshirë një titull të Kategorisë Superiore dhe dy kupa. Në sezonin 2023–24 ata fituan kampionatin dhe kupën kombëtare duke arritur një dopietë historike.[11] Përveç kësaj, klubi ka fituar dy herë Kategorinë e Parë fhe një herë Kategorinë e Dytë.
Tipi | Kompeticioni | Tituj | Sezone |
---|---|---|---|
Vendor | Kategoria Superiore | 1 | 2023–24 |
Kategoria e Parë | 2 | 2002–03, 2020–21 | |
Kategoria e Dytë | 1 | 2016–17 | |
Kupa e Shqipërisë | 2 | 2022–23, 2023–24 | |
|
|
Pozicioni | Emri |
---|---|
Trajneri | Edlir Tetova[15] |
Ndihmës-trajneri | Julian Brahja |
Trajneri i portierëve | Taulant Guma |
Trajneri atletik | Andri Babaj |
Trajneri atletik | Mario Biba |
Videoanalisti | Revion Mekshi |
Fizioterapisti | Edmond Cikalleshi |
Doktori | Ilir Kapllani |
Doktori | Emiljano Bizhdili |
Pozicioni | Emri |
---|---|
Presidenti | Agim Demrozi[16] |
Anëtar bordi | Agron Kalaja |
Anëtar bordi | Idajet Roçi |
Anëtar bordi | Gentian Gjuzi |
Llogaritar | Muhamed Kullolli |
Aksioner | Demrozi Costruzioni S.r.l. (37.5%) |
Aksioner | Foglia Engineering S.r.l. (37.5%) |
Aksioner | Bashkia Rrogozhinë (25%) |
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.