From Wikipedia, the free encyclopedia
Jonimajt kanë qenë një familje fisnike arbërore, zotërimet e së cilës shtriheshin në trevën midis lumenjve Mat dhe Ishëm[1], ndërsa një degë e saj i kishte zotërimet më në veri, në krahinën e Shkodrës.
Në burime të ndryshme mbiemri i tyre pasqyrohet si Gonoma, Guonimi, Gjonëmi, Ghionoma[2], Jeonima, Jonema, Geonima[3]. Zef Valentini sheh tek vendi i quajtur Gjorm në Kurbin - Gjonm ose Gjolm, siç thuhej dhe shkruhej në kohë të tij - çerdhen e ndikimit të kësaj familjeje, ku Barleti quan «Sylva Jonimorum», pyllin e Jonimajve[2].
Bashkëkohës me Blinishtajt, Jonimajt përmenden që në fillim të shek. XIII si nënshkrues të aktit për marrëveshjen e Dhimitrit të Arbërit me Raguzën[4].
Një tjetër Jonima, Vladislavi, zhupan i Dioklesë e i Bregdetit shqiptar prej dekretit të 1319 të Papës. Më 1303 jetonte në oborrin e mbretit serb dhe, pa dyshim ishte trashëgimtar i sevastit Jonimë që përmendet në marrëveshjen e nënshkruar midis disa feudalëve arbërorë dhe Karli Anzhu në vitin 1274.
Familja Jonima shfaqet përsëri në fillim të shek. XV rreth qytetit të vogël të Danjës dhe Shatit mbi Drin, barabar me Zaharitë e atjeshëm, dhe Dushmanët në Pultin e Epërm, të pavarur ose vasalë, mbarështonin feudet[5]. Më 3 maj 1403 një ambasador i Mitër Jonimës lutej që një "suus mercator possit vendere salem ad mercatum Semphanday" (tregtar i vet të mundet me shitë në merkatën e Shufadasë)[6].
Në Regjistrin e Kadastrës të Shkodrës përmenden të quajturit:
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.