Joan Pelushi
kryepeshkopi ortodoks i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Kryepeshkopi Joan (emri laik Fatmir Pelushi lindur më 1 janar 1956) është Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, dhe primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. I lindur myslyman bektashi, në vitin 1979 ai u konvertua nga Islami Shiit në të krishterë.[1]
Remove ads
Remove ads
Zanafilla
Imzot Joan Pelushi lindi si mysliman bektashi më 1 janar 1956 në Tiranë. Gjatë periudhës komuniste, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u konvertua nga Islami Shiit në të krishterë dhe u pagëzua fshehurazi nga prifti (më vonë peshkopi i Apollonisë) z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e grupit të kishës së nëndheshme. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e rehabilitimit përmes terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria drejt SHBA për të kryer studimet në teologji në Universitetin “Shkolla e Teologjisë Ortodokse Greke Kryqi i Shenjtë” në Boston falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Peshkop Fan Nolit[2], ku dhe u diplomua me nota të larta në Master i Studimeve Teologjike në vitin 1993.[3]
Remove ads
Jetëshkrimi
Në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës ortodokse shqiptare, ai mori vendimin për tu kthyer në atdhe. Në shtator 1992 u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. [3]
Në 27 Shkurt 1994, ai u dorëzua si dhjakon dhe më pas, në vitin 1994, u shugurua prift, duke vazhduar mësimdhënien në Akademinë Teologjike. Në vitin 1995, ai vazhdoi studimet në Universitetin “Shkolla e Teologjisë Ortodokse Greke Kryqi i Shenjtë” në Boston, ku në sezonin akademik 1995-1996 u rendit në Listën Kombëtare të Dekanit për rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1996, ai u ngrit në rangun e Arkimandritit dhe më pas, në vitin 1997, u diplomua me një Master në Teologji. Pas diplomimit, u kthye në Shqipëri dhe u emërua Dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, një detyrë që e mbajti deri në vitin 1998, kur u emërua Mitropolit.[3]
Në 18 korrik 1998 u zgjodh Peshkop dhe dy ditë më vonë u fronëzua si Mitropolit i Korçës, duke qënë ende pedagog në Akademinë Teologjike. Ai ka shkruar tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten, italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinisht dhe hebraisht.[3]
Kryepeshkopi Imzot Joan Pelushi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e përkthimeve teologjike në shqip. Ai ka përkthyer disa libra të rëndësishëm teologjikë, përfshirë vepra të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër që është thelbësor në zhvillimin e doktrinës së krishterë. Kontributi i tij ka qenë vendimtar për formimin dhe unifikimin e terminologjisë filozofiko-fetare, pasi ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Puna e tij është vlerësuar nga studiues të vendit dhe të huaj. Po ashtu, ai ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, i cili përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.[3]
Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë revistën periodike “Tempulli”, e cila është bërë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore. Revista ka tërhequr intelektualë, studiues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit. Ai është kryetari i redaksisë së revistës dhe njëkohësisht një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është shumë e gjerë dhe mbulon fusha të ndryshme si kultura, përkthimet, shkenca, arkeologjia, filozofia, teologjia, historia, kritika e artit, figura të shquara të vendit dhe histori kulturore e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.[3]
Ka pasur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në takime ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si referues dhe ka qenë pjesëmarrës në grupe të ndryshme të hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshme. Po ashtu, ai ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Botërore në grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave, duke qenë një nga anëtarët e një grupi të rëndësishëm që ka pasur një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Gjithashtu, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime ndërkombëtare, si referues dhe përfaqësues. Gjatë pothuajse një dekade, ai ka kontribuar në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016 në Kretë.[3]
Ai përfaqëson Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në bashkëpunimet e rëndësishme ndërmjet Kishave Ortodokse dhe Kishës Romano-Katolike, si dhe ndërmjet Kishave Ortodokse dhe Kishave Orientale. Është ftuar si lektor në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh veçanërisht në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë si edhe në universitete, shkolla teologjike, seminare dhe takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për të mbajtur leksione të ndryshme. Gjatë karrierës së tij, ai është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga shumë Kisha Ortodokse në botë.[3]
Përveç angazhimeve teologjike dhe akademike ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës. Ai është i angazhuar në fushën studimore dhe kulturore, si dhe në ndihmën për ata që kanë nevojë. Me nismën e tij, është hapur një mensë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, që funksionon prej 27 vitesh. Puna e tij ka ndihmuar forcimin e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar si edhe në formimin e një ndjenje të thellë atdhedashurie dhe solidariteti. Ai është ftuar shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut.[3]
Remove ads
Përkthimet Teologjike
Kryepeshkopi Imzot Joan Pelushi ka përkthyer një numër librash në shqip:[4]
- Mbi Shpirtin e Shenjtë, botuar më 1996.
- Besimi Ortodoks. Vëll. I Doktrina, botuar më 1997.
- Besimi Ortodoks. Vëll. II Adhurimi, botuar më 1997.
- Besimi Ortodoks. Vëll. III Shkrimi i Shenjtë dhe Historia e Kishës, botuar më 2000.
- Besimi Ortodoks. Vëll. IV Spiritualiteti, botuar më 2002.
- Shën Siluani, botuar më 2003.
- Dogmatika, (Dispensë) tekst mësimor në Akademinë Teologjike.
- Shenjtorët iliro-shqiptarë, (Dispensë)
- Predikime
Kryepeshkop i Shqipërisë
Më 16 Mars 2025, Fortlumturia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, u zgjodh me votë unanime Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe u fronëzua me 29 Mars 2025.[3][5]
Nderime
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads