Remove ads
From Wikipedia, the free encyclopedia
Iliaz Fishta (Shkodër, 21 maj 1926 - 10 korrik 2005) ka qenë ekonomist, historian ekonomie dhe akademik shqiptar.[1]
Lindi në Shkodër, ku ndoqi dhe kreu shkollimin fillor dhe atë të mesme, ndërsa studimet e larta i kreu në Universitetin e Shën Peterburgut për Ekonomi Financë.
Pas kthimit në vendlindje, ai kreu një sërë detyrash të rëndësishme administrative shtetërore. Veprat e tija shkencore janë autentike dhe të argumentuara nga burimet dokumentare. Gjatë jetës së tij shkencore Ilaz Fishta shkroi mbi 13 000 faqe me vepra shkencore, 13 monografi dhe botime tjera dhe 135 artikuj shkencorë, referate dhe punime tjera që kanë të bëjnë me lëmin e ekonomisë.
Studimet kryesore të tij kanë të bëjnë me tri fusha kryesore : Teorinë e Ekonomisë, Politikën Ekonomike të Shtetit dhe Historinë e Ekonomisë së Shqipërisë nga fundi i shek. XIX deri në vitin 2005.
Pas monografisë "Sistemi Monetar dhe i Kreditit në Shqipëri (1925-1944)", shkroi trilogjinë mbi kapitalin e huaj në Shqipëri e cila merret si vepra kryesore e tij. Në vitet e fundit të jetës së tij shkroi vëllimin "Historia e Ekonomisë së Shqipërisë".
Ilaz Fishta ka drejtuar disa sektore shkencore të Institutit të Ekonomisë dhe Institutit të Historisë. Po ashtu udhëhoqi botimet e revistave që ishin gush të lidhura me veprimtarin e tij. si : "Ekonomia Popullore", "Probleme ekonomike", "Studime historike".
Për veprën dhe kontributin e tij, Prof. Fishta është dekoruar dy herë me urdhrin "Naim Frashëri" (Klasi I e II) pastaj me "Çmimi i Republikës" (Klasi III) dhe me Urdhrin e Lartë "Mjeshtër i Madh i Punës" nga Presidenti i Republikës.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.